Kozmonauti Sovjetik Alexei Leonov, i cili u bë personi i parë në histori që eci në hapësirë në 1965-ën, ka vdekur në moshën 85 vjeçare.

“Ju thjesht nuk mund ta kuptoni. Vetëm atje mund të kuptoni madhështinë – madhësinë e gjithçkaje që na rrethon,” i tha Leonov BBC-së në 2014-ën.

Por, udhëtimi i tij në hapësirë për pak sa nuk përfundoji në fatkeqësi pasi ai mezi u kthye në anijen e tij.

Në një kohë kur SHBA-ja dhe Bashkimi Sovjetik ishin në luftë të hapur me njëra tjetrën se kush ka qenë më e suksesshme në hapësirë, në shtëpinë e tij kjo arritje u prit si triumf.

Por ambiciet e Leonovit nuk u ndalën në hapësirën e tij. Ai vazhdoi edhe më tej duke u bërë komandanti i Soyuz-Apollo, misioni i parë ndonjëherë i përbashkët i SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik në 1975.

Top Channel