Mbledhja e këshillit bashkiak në Durrës është mbyllur në mënyrë demonstrative nga kryetari i Këshillit Ani Dyrmishi, ndërsa kryebashkiakja Valbona Sako ishte duke folur.

Tensionet mes grupit të këshilltarëve dhe kryebashkiakes Sako janë pasqyruar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, në momentin kur kryebashkiakja Sako mori fjalën dhe i tërhoqi vëmendjen kreut të Këshilit të Qarkut, Alfred Mullaraj, i cili sipas saj nuk kishte kontribuuar fare për situatën e vështirë të krijuar pas tërmetit të 21 shtatorit dhe nuk kishte dijeni për asnjë nga shifrat e dëmeve të shkaktuara.

Njëkohësisht Sako i tërhoqi vëmendjen këshilltarëve pasi ishin paraqitur me vonesë në mbledhje.

Ndërsa Sako i kërkoi kryetarit të Këshillit që sekretarja e re Dorina Milja të prezantonte veten, Dyrmishi deklaroi të mbyllur mbledhjen dhe u ngrit dhe doli nga salla. Veprimi i tij u pasua edhe nga këshilltarët e tjerë, ndërkohë që kryetarja vazhdonte fliste.

Megjithëse këshilltarët i patën miratuan më parë të gjithë pikat e rendit të ditës, tensionet mes palëve ishin të dukshme.

Kjo gjë u theksua edhe në fjalën e ish-sekretarit Tragaj, i cili deklaroi pas shkarkimit se shpresonte që votimi kundër tij të ishte vendimi i fundit politik që votohej në këtë sallë.

Tragaj u shkarkua dhe në vend të tij u votua sekretarja e re Dorina Milja.

Top Channel