E martë, 26 Mars 2019
18:42
Ftesë në 5/ Shifra marramendëse, ja sa ka kushtuar seriali në Top Channel

“Riviera”, seriali dramatik më famë botërore, krijuar nga Neil Jordan e me protagoniste aktoren e njohur Julia Stiles, prej disa javësh ka nisur transmetimin në ekranin e Top Channel, çdo të martë në orën 21:00.

18:26
Beograd, tubim përkujtimor për krimet ndaj shqiptarëve të Kosovës

Organizatat joqeveritare “Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut” (YIHR), “Fondi për të Drejtën Humanitare” dhe “Gratë në të zeza” organizuan të martën në Beograd një tubimi përkujtimor për krimet ndaj shqiptarëve të Kosovës, trupat e të cilëve janë gjetur në varrezën masive në Batajnicë të Beogradit.

18:06
Tahiri përfundon i pandehur, kërkon gjykim të shkurtuar: Kam shpresë te drejtësia

Pas një procesi maratonë që zgjati 8 orë, Gjykata e Krimeve të Rënda mbylli seancën paraprake dhe dërgoi në gjykim themeli ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, nën akuzë për trafik narkotikësh, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe kryerje të veprave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ai është i akuzuar së bashku me 3 ish-zyrtarë policie, të cilët janë në kërkim.

17:49
Dosja “Tahiri” shkon për gjykim, ish-ministri kërkon gjykim të shkurtuar

Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka vendosur ta dërgojë për gjykim dosjen “Tahiri”, pas një seance paraprake që zgjati plot shtatë orë e gjysmë për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, si dhe 3 ish-zyrtarë të policisë.

17:45
Një boshnjak për Kombëtaren? Safet Sušić po negocion

Kur i gjithë opinioni sportiv në vendin tonë pret të njohë trajnerin e ri të Kombëtares shqiptare të futbollit, shumë emra të njohur i shtohen garës virtuale për stolin e kuqezinjve.

17:28
Veprime të koordinuara dëmtuese, Facebook mbyll llogari edhe nga Kosova

Rrjeti social Facebook njoftoi se ka mbyllur disa llogari nga Irani, Rusia, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, duke përmendur si shkak për këtë lëvizje, ato që i cilëson “veprime të koordinuara dëmtuese”.

17:08
Policia private/ Vokshi: Rama, miliona euro kandidatëve për bashki

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi, reagoi kundër qëndrimit të Ramës për shërbimet e sigurisë.

17:05
Vakancat në Kushtetuese, presidenti: 13 kandidatë në garë, lista në KED

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka publikuar emrat e kandidatëve që kanë shfaqur interesin e tyre për të plotësuar vakancat për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

17:04
Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta Ali Mema

Futbolli shqiptar është në zi, pasi është mësuar pak më parë se ish futbollisti i njohur i Tiranës dhe Kombëtares Shqiptare, Ali Mema është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

16:45
Godet sërish “Indiana Jones i botës së artit”

Një detektiv holandez i veprave të artit, i mbiquajtur “Indiana Jones i botës së artit” ka goditur përsëri, këtë herë me bujë edhe më të madhe: Arthur Brand arriti të gjejë një pikturë të Pablo Picassos që vlen 25 milionë euro.

16:31
“San Siro” do të “zhduket”. Projekt i përbashkët mes Milanit e Interit

Stadiumi “San Siro” duket se po shkon drejt zhdukjes!

16:02
Çili në “Top Talk”: Qeveria dhe opozita, kundër Reformës në Drejtësi

Për të folur rreth situatë aktuale politike në vend, i ftuar në Top Talk këtë të martë ishte botuesi Henri Çili, i cili u shpreh se qeveria në “underground” po punon për ta dëmtuar reformën në drejtësi, duke shtuar se nuk e kupton as pretekstet e opozitës kundër saj.

16:02
Çili në “Top Talk”: Rama, jo kryeministër pa u konfirmuar në zgjedhje

Për të folur në lidhje me zhvillimet e fundit politike brenda mazhorancës, opozitës, por edhe për konfliktin politik mes tyre, i ftuar në studion e “Top Talk”, ishte botuesi Henri Çili.

16:01
Çili në Top Talk: Veliaj, rival i Ramës

Të shtunën Veliaj shpalli zyrtarisht kandidaturën për një mandat të dytë në drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

15:44
Soreca: Të kapërcehen dallimet partiake dhe të dialogohet

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca, nëpërmjet një postimi në Twitter, tha se vendi ka bërë përparim të konsiderueshëm por ka ende punë për të bërë deri në qershor.

15:42
Lezha nuk ka muze; Historia strehohet në bodrum

Lezha është një ndër qytet më të lashta dhe me mjaft vlera historike, kulturore, arkeologjike dhe etnografike, por që shumë prej këtyre vlerave vazhdojnë të jenë të panjohura si për banorët e Qarkut të Lezhës, ashtu edhe për vizitorët vendas dhe turistët e huaj.

15:36
Indianët mashtrues do votonin në Sauk

Në morinë e listave të votuesve për zgjedhjet vendore që mbahen në 30 qershor janë edhe emrat e dy biznesmenëve indiane Nitin dhe Cetankumar Sandesara.

15:10
Rrëfimi: Nëna më pengoi rritjen e gjoksit që të mos joshja meshkujt 

Një grua ka zbuluar se si nëna e saj i pengoi rritjen e gjoksit që kur ishte 13 vjeçe.  Viktima, e quajtur vetëm si ‘Simone’, është në mesin e 1.000 grave dhe vajzave në Britani, që i janë nënshtruar procedurës së dhimbshme dhe të rrezikshme.

15:01
Incident me helikopterin e Tsiprasit. Dy avionë luftarakë turq e detyrojnë të ndryshojë kursin

Athina i përgjigjet Ankarasë me një notë të ashpër zyrtare duke dënuar incidentin e djeshëm të shkaktuar nga forcat ushtarake turke.

14:51
Nepal, arrestohen 41 turistë

Efektivët e policisë në Baidam bastisën të dielën një restorant në Khahare të Pokharas dhe arrestuan 41 të huaj dhe 17 vizitorë nga Nepali. Përveç gjashtë turistëve dhe tre të rinjve nga Nepali, të tjerët u liruan të hënën.

14:51
“Air Albania” fluturon në Prill. Linja e parë nga Tirana në Stamboll e më pas drejt…

Autoriteti i Aviacionit Civil njoftoi se ka përfunduar certifikimin e kompanisë ajorore flamur të Shqipërisë “Air Albania”, duke i hapur rrugë nisjes së fluturimeve nga kjo kompani.

14:48
Superpranvera amerikane. Në Kaliforni nis “apokalipsi i lulëzimit”

Kalifornia mund të mos ketë parë kurrë një superlulëzim si ky. Edhe pse superlulëzimi i fundit ndodhi dy vite më parë, banorët thonë se ky i këtij viti është i jashtëzakonshëm.

14:42
Protestë me muzikë falas. Orkestra Simfonike e Çikagos në koncerte-grevë

Pjesëtarët e Orkestrës Simfonike të Çikagos kanë nisur një grevë pas 11 muajsh negociata që dështuan të arrinin në një marrëveshje.

14:34
“Cirku i Diellit”, spektakël madhështor në Paris

Pas një turneu në Amerikën e Veriut dhe në Azi, “Cirku i Diellit” do të jetë në Paris nga 4 prilli.

14:29
Venezuela në errësirë. Qeveria fajëson opozitën për sabotim

Një tjetër ndërprerje energjie elektrike ka mbërthyer kryeqytetin e Venezuelës, Karakasin, duke e zhytur sërish në errësirë e duke prekur edhe rajone të tjera.

13:57
Vrasja e avokatit të Shullazit, Berisha: Ja kush është shkaku

Ekzekutimi i avokatit Ravik Gurra, i cili ka përfaqësuar në Gjykatë Emiljano Shullazin, si dhe anëtarë të familjes Çapja, është vlerësuar si një prej ngjarjeve më të rënda të ndodhur në qytetin e Elbasanit vitet e fundit.

13:35
Vrasja e Marvi Mihalit, dështon gjyqi

Dështon sërish gjyqi për 4 të pandehurit për vrasjen e Marvi Mihalit, ndërsa shkak u bë kërkesa e avokatëve e të të pandehurve, të cilët u shprehën të ofenduar nga fjala e babait të Marvi Mihalit.

13:31
KPK shkarkon kreun e Prokurorisë Lushnjë

Një tjetër drejtues Prokurorie ka “ngelur” në procesin e Vettingut, duke u shkarkuar nga KPK.

13:10
Denoncimet e Berishës, Policia: Do ta kallzojmë penalisht!

Policia e Shtetit, me anë të një njoftimi për shtyp, ka bërë me dije se “e gjendur nën presionin e pandërprerë të një lumi shpifjesh nga ana e Sali Berishës, do të reagojë me kallzime penale, duke kërkuar zbardhjen shpejt dhe deri në fund të këtyre shpifjeve nga Prokuroria”.

13:06
36 vjet burg për një krim që se kishte bërë kurrë

Një burrë që bëri 36 vjet burg për një përdhunim dhe vrasje të supozuar, rezultoi i pafajshëm. Ai u arrestua për një ngjarje të ndodhur në vitin 1982 dhe u lirua javën e kaluar.

13:05
Wake Up/ “8 Femra” dhe një mister, nën regjinë e Driada Dervishit vjen në ArTurbina

Komedia misterioze “8 Femra”e regjisores Driada Dervishi, ka bërë bashkë një ndërthurje brezash.

12:59
Wake Up/ Ermal Mamaqi: Pas filmit “Dy gisht mjaltë”, Elvana duhet të lërë muzikën

Prej kohësh po përflitet filmi që ka si protagonistë dy emra të njohur si Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata.

12:50
Wake Up/ Fëmijët e humbur, nis projekti për identikitet e tyre si të rritur

Për herë të parë, ekspertët ndërkombëtarë amerikanë në bashkëpunim me “Alo 116”, Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijët, kanë realizuar identikitin e Bleona Matës sot, me foto nga nëna, babai dhe vëllai i saj më i vogël.

12:45
Gjirokastër, protesta për linjat e autobusëve. Dy shoqëri transporti ndërpresin punën

Licencimi prej Ministrisë së Transportit i 90 linjave të tjera interurbane në të gjithë Shqipërinë po sjell konflikte të përditshme mes agjensive.

12:36
Nga janari 60 zjarre. Zjarrfikësit në Lushnje, vetëm dy mjete për zjarret

Në Lushnje për këtë vit ka patur një numër të konsiderueshëm vatrash zjarri.

12:29
Grupi i ri i PD-së? Murrizi: Do e krijojmë në Kuvend me deputetët e rinj

Myslim Murrizi, njëri nga dy deputetët demokratë që nuk iu bind vendimit për lënien e mandatit, në një intervistë për Top Channel tregon hapin e radhës që do të hedhë bashkë me të tjerë deputetë demokratë që zunë karriget bosh të kolegëve të tyre dhe planet për ndryshimin e sistetimit zgjedhor.

12:21
Lamborghini 300 mijë eurosh dëmtohet, pronari shpërthen në lot

Ai donte të shijonte makinën super të shtrenjtë, në rrugët perëndimore të Londrës, të cilën sapo e kishte blerë. Në vend të kësaj, e gjeti veten duke u përplasur me një pemë dhe më pas kundër një muri.

12:17
Peshëngritje/ Qerimaj merr zyrtarisht medaljen e bronzit… dy vjet pas kompeticionit

Përpara pak javësh, Erkand Qerimaj u konfirmua si fituesi i medaljes së bronztë në Botërorin e Peshëngritjes së zhvilluar në Anaheim në SHBA, rreth 2 vite më parë.

12:07
Mbi 1 vit pa marrë rrogat, në Poliçan dalin në protestë

Punonjësit e Kombinatit Mekanik në Poliçan në protestë. “Nuk marrim rrogat prej 1 viti e gjysmë”. Protestës i’u bashkuan edhe ish/punonjësit e kombinatit të hequr nga puna padrejtësisht.

12:06
Marrëveshje me Airbus, Kina blen 300 avionë të rinj

Airbus ka siguruar një tjetër porosi nga Kina për 300 avionë, në një marrëveshje që përllogaritet se vlen dhjetëra miliarda dollarë.

11:56
Aplikacioni “Tirana Ime” vjen me të tjera risi. Veliaj: Kemi marrë teknologjinë më të fundit, s’ka tjetër në rajon

Bashkia e Tiranës ka lançuar risitë e aplikacionit “Tirana Ime”, të cilët janë një hap tjetër i suksesshem për ta sjellë Tiranën më pranë të qenurit “SMART CITY”.

11:50
Shokon Conor McGregor, njofton tërheqjen nga MMA!

Conor McGregor shokon të apasionuarit e UFC. Luftëtari irlandez, nëpërmjet një postimi të shkurtër në rrjetet sociale, ka njoftuar tërheqjen nga MMA (Mixed Martial Arts).

11:48
Apple sjell Apple TV+ dhe Apple News

Apple ka prezantuar platformën e tij të re të transmetimeve televizive, Apple TV+ në një event në Kaliforni.

11:48
Mahnitëse! Liqeni i ngrirë duket si pasqyrë e thyer

Është kaq i bukur se vështirë të besohet se ekziston me të vërtetë. Spektakli i natyrës këtu kthehet në befasi.  

11:43
Jo vetëm peshkaqeni, në detin shqiptar mbërrijnë edhe fokat – VIDEO

Një peshkaqen ka rënë në rrjetat e peshkatarëve të Vlorës, por ai nuk është e vetmja specie që ka “vizituar” brigjet e bregdetit shqiptar.

11:39
Dhuna ndaj mjekëve, Rama: E domosdoshme të ndërhyjmë në Kodin Penal

Kryeministri Edi Rama, në një takim me mjekët, deklaroi se “është e domosdoshme që të ndërhyjmë përsëri në Kodin Penal”, duke thënë se “goditja për shkak të detyrës do të hyjë në një kornizë të re”.

11:26
Demi “ringjall” Detin e Vdekur (Foto)

Format e saj trupore e kanë çuar nga lagjet e Anglisë në Hollivud dhe Demi Rose tregoi edhe një herë se e meriton këtë ngritje me disa postime të reja në Instagram.

11:20
Foshnja lind me sëmundje të rrallë, prindërit e refuzojnë

Një foshnje ka lindur përpara kohe  me një sëmundje të rrallë, gjë që i shkakton rritje të lëkurës 7 herë më shpejt.  Nëna 28-vjeçare, e cila dëshiron të mbetet anonim, e lindi fëmijën e saj në një spital në lagjen “Patna” të Biharit, në lindje të Indisë gjatë fundjavës.

11:16
Veliaj premton transformim të transportit: Taksi dhe autobusë 100% elektrikë dhe hibridë deri në vitin 2030

Në vitin 2030 Tirana do ta transformojë të gjithë shërbimin e transportit publik për qytetarët. Gjatë prezantimit të shërbimeve të reja të aplikacionit “Tirana Ime”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se synohet që flota e taksive në kryeqytet do të jetë 100% elektrike ose hibride, të cilat do të sjellin më pak ndotje.

11:04
Vrasja e biznesmenit Polia, zbardhet dëshmia e tre bashkëpunëtorëve të autorit

Policia e Shkodrës mbyll marrjen në pyetje të 3 të arrestuarve për vrasjen e Nard Polisë. Mësohet nga burime të policisë se ata i kanë mohuar akuzat.

10:59
Itali, armë dhe kokainë në makinën e shqiptares

Policia italiane ka sekuestruar 10 mijë euro, rreth 1.2 kg kokainë, fishekë dhe një armë zjarri. Operacioni policor u krye pasi automjeti qëndronte i parkuar prej disa ditësh në një vend në Imola.

10:56
Deputetët britanikë marrin kontrollin e Brexit-it

Deputetët kanë votuar për të marrë nën kontroll situatën në një lëvizje të paprecedentë në përpjekje për të gjetur një shumicë për çdo opsion të Brexit-it.

10:51
Veliaj: Tirana, qytet kozmopolitan. Këtu jetojnë 131 kombësi të huaja

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke prezantuar risitë e aplikacionit “Tirana Ime”, bëri të ditur edhe një të dhënë që ka të bëjë me numrin e shtetësive që jetojnë sot në Tiranë.

10:45
Një peshkaqen i rrallë në Vlorë (Foto)

Një peshkaqen bishtdhelpër ka rënë në rrjetat e peshkatarëve në afërsi të Gjirit të Vlorës.

10:33
Sherri për femrat, plagoset biznesmeni shqiptar

Një biznesmen shqiptar u plagos me kaçavidë nga bashkëatdhetari i tij në Pratola Peligna të Italisë. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit për motive xhelozie.

10:31
Kryqi për serbo-malazezët, Gjykata e Shkodrës zhvillon seancë

Një tjetër seancë është zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër lidhur me çështjen e ceremonisë përkujtimore të ushtarëve serbë dhe malazezë në fshatin Gajtan të njësisë Gur i Zi.

10:27
Dështon shpallja e pretencës për Klement Balilin

Ka dështuar ditën e sotme pretenca për Klement Balilin.

10:15
Muri me Meksikën, Pentagoni akordon 1 miliard dollarë

Pentagoni ka autorizuar transferimin e 1 miliard dollarëve fonde për inxhinierët e ushtrisë në mënyrë që ata të fillojnë ndërtimin e murit përgjatë kufirit me Meksikën.

09:58
Vrasja e Ravik Gurrës, avokatët e Korçës njoftojnë bojkot 3-ditor

Avokatët e Korçës kanë zhvilluar një protestë dhe kanë nisur bojkotin 3-ditor të të gjitha proceseve gjyqësore në Shkallë të Parë dhe Apel si reagim pas vrasjes në Elbasan të avokatit Ravik Gurra.

09:52
Sot seanca për Saimir Tahirin. Ish-ministri mbërrin në gjykatë

Sot do të zhvillohet seanca e radhës në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

09:42
Boksieri puth live gazetaren, kritikohet rëndë

Një boksier i peshave të rënda është kritikuar se puthi një gazetare gjatë intervistës. Ngjarja është regjistruar të shtunën në mbrëmje, ku bullgari Kubrat Pulev mundi rumunin Bogdan Dinu në raundin e shtatë, në Kosta Mesa, Kaliforni.

09:41
Durrës, makina përplas të moshuarin. Shoferi “arratiset” nga vendngjarja

Një makinë ka përplasur një kalimtar në Durrës, ndërkohë që drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

09:34
Policia nis trajnimet për zgjedhjet

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale të këtij viti, Policia e Shtetit do të nisë sot trajnimet në Akademinë e Sigurisë më qëllim krijimin e kushteve për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

09:24
May: Nuk kam mbështetje, por do të arrij që të siguroj përkrahjen për votimin e tretë të Brexit

Theresa May e pranoi përpara ligjvënësve se nuk ka mbështetje të mjaftueshme për të fituar në votimin e tretë mbi marrëveshjen e saj me Bashkimin Europian.

09:14
Itali, kasapi shqiptar plagos me thikë gruan

Një burrë shqiptar, me profesion kasap, ka plagosur në mes të rrugës me thikë gruan e tij me të cilën ishte në proces divorci. Ngjarja ka ndodhur në Mantova të Italisë, pas një grindjeje pasditen e djeshme në Suzzara.

08:58
E vandalizuan “jelekëverdhët”, restaurimi i vështirë i Harkut të Triumfit

Me dhjetëra copëza të mbledhura për qindra orë punë: në Harkun e Triumfit, 6 restaurues gjenden prej tre javësh përballë një pazëlli të pazakontë.

08:36
U dëmtua me Portugalinë, por CR7 qetëson juventinët: Kthehem për 2 javë

Cristiano Ronaldo u dëmtua mbrëmjen e djeshme gjatë ndeshjes Portugali-Serbi dhe doli nga fusha në minutën e 30. Kapiteni luzitan pati një dëmtim muskular pas një sprinti dhe kërkoi zëvendësimin.

08:09
Shpenzime rekord jashtë shtetit: 1,4 miliardë euro!

Gjatë vitit 2018 shqiptarët kanë preferuar që t’i shpenzojnë jashtë shtetit paratë e tyre.

05:57
Mblidhet për herë të parë Asambleja Parlamentare franko-gjermane

Në kryeqytetin francez, Paris është mbledhur për herë të parë Asambleja Parlamentare Gjermano-Franceze, e përshkruar ndryshe si një “miniparlament” i ri për Europën.

05:12
Studimi finlandez, si të përgjysmoni rrezikun e diabetit

Dieta dhe gjysmë ore lëvizje mund të përgjysmojnë rrezikun e diabetit. Deri në vitin 2045, parashikohet që do të ketë rreth 630 milionë diabetikë në të gjithë botën.

04:29
Një kenian shpallet mësuesi më i mirë në botë

Një mësues matematike dhe fizike në një shkollë të mesme në një fshat të thellë të Kenias, është shpallur mësuesi më i mirë në botë për 2019-ën dhe ylli i Hollivudit, Hjug Xhekman i ka dorëzuar atij në një ceremoni në Dubai, cekun prej 1 milionë dollarësh që shoqëronte vlerësimin.

03:38
Në pritje të “Gomorra 4”, producentët premtojnë edhe sezonin e pestë

Më 29 mars rinis në “Sky Atlantic” sezoni i katërt i shumëpritur i “Gomorra” dhe për fansat vjen një lajm i mirë. Seriali ka rinovuar kontratën për një sezon të pestë, që me shumë mundësi do të transmetohet në vitin 2021.

02:55
Princi Charles në Kubë, në kërkim të partnerëve të rinj ndërkombëtarë

Princi Charles i Britanisë së Madhe dhe bashkëshortja e tij Kamila, realizuan të dielën vizitën e parë mbretërore në Kubën komuniste, në një kohë kur aleati i Uashingtonit po punon për heqjen e sanksioneve mbi ishullin.

02:11
Netanyahu vizitë zyrtare në Uashington, takohet me Donald Trump

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ndodhet në Uashington ku do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump dhe pritet që dy liderët të diskutojnë për njoftimin më të fundit të Shteteve të Bashkuara se duhet njohur sovraniteti i Izraelit në Lartësitë Golan.

01:26
Nisma e Erdogan, Hagia Sofia të kthehet sërish në xhami

Ka shumë gjasa që të ndryshohet statusi ligjor i muzeut Hagia Sofia, një nga monumentet më të njohura të Stambollit dhe sajt i trashëgimisë botërore sipas UNESCO-s, në një xhami, siç ishte para 1935-ës. Dhe kjo është deklaruar nga vetë presidenti turk, Recep Tayip Erdoan.

00:47
Kryeministrja rumune: Do zhvendosim ambasadën në Jeruzalem

Kryeministrja rumune Viorica Dancila deklaroi se Bukureshti ka ndërmend të ecë në hapat e Uashingtonit dhe ta zhvendosë edhe ai ambasadën e vet në Jeruzalem.

00:16
Orë kritike për Brexit, May mbledh kabinetin

Kryeministrja britanike, Theresa May mbledh kabinetin e saj, në një takim ku mund të vendoset e ardhmja e procesit të largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian, por edhe e ardhmja e saj si kryeministre.

E hënë, 25 Mars 2019
23:55
Challandes: Luajtëm shumë mirë, duhej të fitonim

I kënaqur përgjysmë Bernard Challandes pas barazimit që Kosova e tij regjistroi në ndeshjen ndaj Bullgarisë.

23:45
Juventusi në alarm! Cristiano dëmtohet me Portugalinë

Cristiano Ronaldo është dëmtuar gjatë pjesës së parë të ndeshjes Portugali-Serbi, duke shkaktuar ankth te të gjithë tifozët e Juventusit.

23:18
Bulku: Çunat dhanë më të mirën, morëm atë që donim

Intervista e trajnerit të Kombëtares Ervin Bulku, dhënë pas ndeshjes Andorra-Shqipëri, e cila u fitua nga kuqezinjtë me rezultatin e thellë 0-3.

22:52
Hysaj: Fitore morali, erdhi në momentin e duhur

Intervista e kapitenit të Kombëtares Elseid Hysaj, dhënë pas ndeshjes Andorra-Shqipëri, e cila u fitua nga kuqezinjtë me rezultatin e thellë 0-3.

22:44
Kosova e pafat, ndalet në barazim ndaj Bullgarisë

Kosova ka debutuar në eliminatoret e Euro 2020-ës, me një barazim 1-1 në arritur ndaj Bullgarisë, në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, nën një atmosferë elektrizuese.

22:39
Pas Panuccit largohet dhe kriza. Shqipëria mund 3-0 Andorrën dhe kthen optimizmin

Kombëtarja shqiptare e futbollit rigjeti golat dhe pikët, të parat në eliminatoret e Europianit 2020, por mjaft domethënëse për shpresat e kuqezinjve për të shkuar në finalen e turneut.

22:08
Gazmend Bardhi tregon në Open procesverbalin e Prokurorisë për “Binata Trade”

Gazmend Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, deklaroi në emisionin “Open” të Eni Vasilit, se Prokuroria ka mbajtur një qëndrim tërësisht politik pasi çështja ka nisur që në nëntor 2017-s dhe janar 2018.

22:03
Open/ Fajdet në Shkodër, Anila Hoxha: Djemtë e Paulin Radovanit, arrest me burg në mungesë

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha deklaroi në emisionin Open se “djemtë e ish-prefektit Paulin Radovani, që janë jashtë shtetit, gjykata sot ka dhënë arrest me burg në mungesë”. Ndërsa për ish-prefektin Radovani është vendosur masa e ndalimit për t’u larguar jashtë shtetit.

21:48
Anila Hoxha “sulmon” Arta Markun: S’ka drejtuar gishtin aty ku duhet

Një nga çështjet më të diskutuara të javës, ajo e vrasjes së avokatit, Ravik Gurra në mes të qytetit të Elbasanit, po diskutohet sot në “Open” me Eni Vasilin.

21:45
Open/ Arion Sulo: Krimi në Elbasan ka mbështetjen e kreut të Bashkisë

Gazetari Arion Sulo, kryeredaktori i Gazeta Liberale ka deklaruar në emisionin “Open” se krimi në Elbasan është pjesë e lidhjes me politikën.

21:39
Mbyllet pjesa e parë e Andorrë-Shqipëri. Gafë qesharake e portierit vendas, Sadiku kalon në avantazh Kombëtaren

Është mbyllur në “Estadi Nacional” pjesa e parë e sfidës së vlefshme për kualifikueset e “Euro 2020”, mes Andorrës dhe Shqipërisë.

21:35
Turqia në superformë, në krye të grupit me “poker” golash (Video)

Dy ndeshje, 2 fitore, 6 gola të shënuar dhe asnjë i pësuar. Rikthim më të mirë për Senol Gunes në stolin e Turqisë nuk mund të kishte.

21:34
Vrasja e Ravik Gurrës/ Murati në “Open”: Vala e krimit po godet kudo

Sot në “Open” me Eni Vasilin në ekranin e Top Channel, po diskutohen çështjet më “të nxehta” të javës, ndër to edhe vrasja e avokatit, Ravik Gurra në mes të qytetit të Elbasanit.

21:14
Open/ Anila Hoxha bën identikitin e vrasësit të avokatit Ravik Gurra

Gazetarja Anila Hoxha deklaroi në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili se vrasja e avokatit Ravik Gurra ka ndodhur për shkak të detyrës.

20:47
Koenigsegg i shet të gjitha supersportivet Jesko brenda 15 ditësh (Foto)

Koenigsegg njoftoi se do të nxirrte në treg 125 njësi të supersportives së saj më të fundit që quhet Jesko dhe sipas kompanisë, i ka shitur të gjitha makinat e prodhuara 5 ditë pas Sallonit të Gjenevës.

20:46
Dita Kombëtare e Greqisë/ Meta: Popujt tanë meritojnë të jetojnë në paqe

Në Ditën Kombëtare të Greqisë, presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në një aktivitet të organizuar me këtë rast.

20:43
Vetting-u në Policinë e Burgjeve, pushohet nga puna për një gjobë

Një gardian i paraburgimit në Berat shkarkohet nga puna për një gjobë të marrë shumë vite më parë për drejtimin e një motori pa leje drejtimi.

20:11
Shqiptarët nuk flasin mirë anglisht

Në bazë të indeksit të aftësisë së anglisht-folësve në botë, rezulton se vetëm 17% e shqiptarëve e flasin mirë anglishten. Valbona Selmani, administratorja e një qendre gjuhësh të huaja tregon se deri në ç’nivel popullsia shqiptare shfaq interesin për të mësuar.

19:58
Monitorimi i Paktit për Universitetin. Qëndresa Qytetare: U realizuan vetëm 4 nga pikat

Ashtu siç edhe Top Channel ka treguar situatën në universitete që pas protestës, edhe monitorimi 3-mujor i Qëndresës Qytetare nxjerr në pah shtyrjen e realizimit të kërkesave të studentëve.

19:47
Indiani shkarkohet si Konsull Nderi. Nis hetim për dhënien e pasaportës, Bushati e emëroi dy ditë para ikjes

Që prej kësaj të hëne, Nitin Sandesara i shumëkërkuar në vendin e tij për pastrimin e 1 miliard dollarëve, nuk do të jetë më Konsull Nderi i Shqipërisë në Nigeri.

19:36
Publikohen formacionet zyrtare. Ja se si do të rreshtohet Kombëtarja ndaj Andorrës

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Andorrë-Shqipëri.

19:24
Modelja argjentinase që po çmend sulmuesin e Interit (Foto)

Agustina Gandolfo po pret me padurim ditët e nxehta të verës.

19:15
E tha padashje apo ishte provokim?! Çifti i njohur shqiptar, plane për fëmijën e katërt…

Edi Gogu dhe Toni Gogu ishin të ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, nga ku folën për prindërimin dhe dhanë disa këshilla lidhur me këtë çështje.