Në rrugët e vendit tonë, qarkullojnë me mijëra automjete çdo ditë dhe kryesisht në qarkun e Tiranës dhe Durrësit ku jeton 1/3 e popullsisë së vendit.

Por një pjesë e këtyre makinave qarkullojnë jashtë standardeve duke çliruar gazra ndotës. Ndjekim disa makina në rrugët e Tiranës.

Për ekspertin rrugor Artur Sulçe, ka dy faktorë që makinat çlirojnë gazra të tillë ndotës.

“Flota e makinave që qarkullojnë në vendin tonë janë nga 10-20 vite. Edhe karburanti nuk është në cilësinë e duhur”, ka thënë Sulçe.
Ambjentalisti Ened Mato, thotë se transporti publik ka mjetet që ndosin më tepër.

“Kemi transportin publik që është me keq se transporti privat. Dhe nëse ne kemi transportin public me keq se private, ky i fundit do gjejë ngushëllim tek publiku”, thotë Mato.

Gazrat e çliruara nga makinat, sipas ambjentalistit Lavdosh Ferruni shkaktojnë probleme serioze të shëndetit.

Top Channel