Nuk është e thënë të mos dilni nga shtëpia të shtunave, thjesht shtyjeni pas “Shiko kush Luan” dhe ka gjithmonë arsye për këtë.

Edhe këtë javë të ftuarit kanë krijuar situata dhe humor që do të sjellë shumë argëtim në ekranet e shqiptarëve.

Bashkëshortët Milaim Zeka dhe Edlira Qefalia treguan detajet e një martese që bazohet në mirëkuptim dhe respekt, vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi Prifti veç humorit dhe zërave fantastikë treguan sa e fortë është lidhja e tyre me gjithë zënkat, Mariza Ikonomi foli për jetën private dhe diçka që i mungon në karrierën e saj, ndërsa Arbnora Ademi që tashmë është aktore në Turqi na vërtetoi që “rastësia është mbret i botës”.

Qershia mbi tortë mbetet gjithmonë loja e fundit që këtë herë është konceptuar ndryshe nga autorja Luana Vjollca dhe stafi i saj.

“Ndaje ose laje” zbulon të vërteta, të thëna e të pa thëna që nuk duhen humbur.

Top Channel