Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë në Shijak, nuk raportohet për të lënduar Lumi Gjanica, është një ndër lumenjtë më të ndotur në Shqipëri pasi del nga burimi ai ndotet nga mbeturinat e naftës dhe nënprodukteve të saj. Një ndotje e tillë më ndryshimet e Kodit Penal dënohet me tre vjet heqje lirie.
” Në fakt në gjyqin administrativ ku vetë institucionet publike evidentonin ndotjen, ndërkohë që prokuroria dilte në konkluzion që ndotje nuk ishte e asaj shkalle që të përbënte vepër penale. ”
“ Burimet e ndotjes janë hidrokarburet, mbetjet urbane të ngurta dhe të lëngëta që shkaktohen përgjatë gjithë rrjedhjes së lumit nga industria dhe përpunimit të naftës. ”
Ndotja e lumit të Gjanicës para ndryshimit të kodit penal për prokurorinë nuk përbënte vepër penale.
” Nuk marrim dot frymë”
” Në mëngjes zgjohemi me dhimbje koke. Të gjithë kanë karbon në gjak ”
” Ne dimë se çdo darkë këtu vjen erë e keqja nga dredhje e uzinës së Ballshit që shkojnë në lumin tonë. ”
” Bazohet tek ndotja e hidrokarbureve. Kjo është ndotja kryesore e lumit tonë, fillon që nga Ballshi e deri poshtë pa asnjë lloj filtrimit të ujit. Po tek shëndeti ka ndikuar? Normale që po i ke të gjithë me probleme në gjak, asme dhe probleme pneumologjike. ”
” Banorët thonë se lumi Gjanicë ndot ajrin, tokën dhe ujin që sjell problem serioze shëndetësore tek ta.
Top Channel