LIVE Barcelona-Real Madrid/ Të gjithë sytë nga “Camp Nou”, starton El Clasico 25/10 21:03
Italia është ekipi i dytë që siguron kualifikimin për në Euro 2020 pas Belgjikës ku në shtatë takime ka po aq fitore.
Ekipi i Mancinit mposhti mbrëmjen e sotme Greqinë me rezultatin 2-0, me golat e shënuar nga Jorginho dhe Bernardeschi.
Kur kanë mbetur edhe tre sfida për tu luajtur në vendin e dytë është Finlanda me 12 pikë, ndjekin Armenia me Bosnjen me nga 10-pikë.
Teksa Greqia është me 5 pikë në vendin e pestë dhe mbyll Lihtenshtejn me një pikë.
Top Channel