Tensioni në Siri/ Nën breshërinë e armëve të turqve jo vetëm kurdët, por edhe ushtarët amerikanë

12/10/2019 13:13

Për herë të parë që prej nisjes së operacionit në very të Sirisë, nën breshërinë e armëve turke kanë përfunduar edhe ushtarë amerikanë.

Ankaraja foli një ditë më parë për 342 terroriste, sic i quajti ajo, të neutralizuar, që do të thotë të vrarë, të plagosur apo të kapur.

Ndërsa Corriere Della Sera përcillte fjalët e korrespondentit të saj në zonë, sipas të cilit është qëlluar mbi gazetarët sepse kërkojnë të largojnë mediat.

Rexhep Tajip Erdogan megjithatë nuk ndërron qëndrim, edhe pse Amerika kërcënoi me masa të ashpra. Presidenti Donald Trump ka porositur ministrin e Financave, Steven Mnuchin për të vendosur sanksione kundër partnerit të NATO-s, Turqisë, e këtë ky i fundit e konfirmoi vetë përpara reporterëve.

Bankat janë informuar, që mund të ketë masa ndëshkuese, sipas Munchin. Trump pritet të nënshkruajë një dokument, që i lejon ministrit të Financave, në ujdi me presidentin dhe ministrin e Jashtëm të vendosin sanksione, kundër çdo personi me lidhje me qeverinë turke”.

Por ndërsa ishte vendimi i Trumpit për tërheqjen e trupave amerikane nga rajoni ajo që solli këtë situatë, shefi i Shtëpisë së Bardhë tani shprehet i shqetësuar për vazhdimin e ofensivës ushtarake turke, edhe pse sinjalet ishin të qarta që në fillim se tërheqja e Amerikës do ti hapte rrugës inkursionit të Ankarasë, që i konsiderohen njësitë paraushtarake kurde në zonë si terroriste.

Trump tani thotë se është “e detyrueshme” që Turqia të mos lejojë, që të dalë nga burgu qoftë edhe një luftëtar i vetëm i të ashtuquajturit, “Shteti Islamik”, të cilët praktikisht, nën kontroll po i mbanin kurdët.

Irida Vasia

Top Channel