E diela shënon një ditë të rëndësishme për të gjithë ata që kanë vendosur të bëhen pjesë e gjysmë-maratonës, por për ata që e konsiderojnë thjesht ditë pushimi, Bashkia e Tiranës u kërkon mirëkuptimin, pasi disa rrugë të kryeqytetit do të jenë të bllokuara, jo vetëm për automjetet por edhe për këmbësorët.

Ndonëse gara nis në orën 9, rrugët ku do të kalojnë garuesit do të bllokohen që në orën 7 të mëngjesit.

Itinerari i kësaj gare janë pikat më atraktive të qytetit duke u nisur këtë vit nga sheshi “Skëndërbej” dhe për t’a përfunduar garën sërish në pikën e nisjes,

Gjysmë-Maratona zhvillohet në distancën 21-km dhe kjo kategori do t’a përshkrojë dy herë të gjithë perimetrin, përfshirë edhe 1000m në “Rrugën e Kavajës”.

Rrugët në Tiranë do të happen pas orës 14 të drekës.

Top Channel