Një grup kriminal shqiptarë në Londër që shiste kokainë, iu zbulua përmes telefonave se kishin 2.000 klientë.

Top-Channel duke iu referuar gazetës The Times raporton se, këtyre 2000 klientëve të zbuluar nga telefonat që iu kapën grupit të Shqiptarëve, policia i ka dërguar SMS duke I ofruar ndihmë për të hequr dorë nga varësia e kokainës.

Mesazhet SMS i janë dërguar të gjithë numrave të gjetur në dy celularë që përdoreshin nga shqiptarët për tu lidhur me klinët që u shisnin kokainë.

Në SMS-t e dërguara nga policia thuhej se tashmë shitësit e tyre të kokaunës janë arrestuar dhe se përmes mekanizmave të ndryshëm ofrohej ndihmë për ti larguar ata nga varësia e kokainës.

Grupi kriminal shqiptarë që kishte ngritur një klientelë prej 2000 personash, kryesisht bankierë dhe financierë të zonës “City of London” zemra e aktiviteteve financiare në Angli, do të arrestohej pas një hetimi 8 mujor.

Në pranga ranë 12 shqiptarë të cilëve iu kapën 1.2 kg kokainë me vlerë 144.000 stërlina, dokumente të falsifikuara dhe 20.000 stërlina cash.

Antarët e këtij grupi kriminal u dënuan nga 25 deri 64 muaj burg.

Top Channel