Pas seancës gjyqësore të zhvilluar deri pak më parë në Gjykatën e Tiranës është vendosur që treshja e arrestuar gjatë protestimit në zonën e Unazës së Re të lihet në burg.

Mbi Ilir Katirajn, Gramoz Shehun dhe Skënder Dodën, të cilët morën masë arresti me burg, rëndojnë akuzat “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” si dhe bllokimi i rrugës.

Ju kujtojmë se ka shkuar në 6 numri i të arrestuarve, pas 3 arrestimeve të fundit të Eduard Ferhati, 27 vjeç; Ruzhdi Daci, 54 vjeç dhe Tomor Gjata, 56 vjeç, të tre banues në rrugën “Teodor Keko”.

Me ndryshimet e bëra së fundmi në Kodin Penal, bllokimi i rrugës dënohet deri në 3 vite burg.

Top Channel