Krim brutal në aeroportin e Antalias/ Ish-polici ekzekuton me armën e shërbimit partneren e tij 38-vjeçare, e kërcënonte vazhdimisht për… 21/08 13:06
Një parashutist u vu në vështirësi gjatë paradës së Ditës Kombëtare të Spanjës të Shtunën (12 Tetor) pasi bëri një ulje të keqe, duke u përplasur me një shtyllë drite duke mbetur pezull për disa momente.
Qindra persona ishin duke e parë, ku një ndër ta ishte edhe mbreti Felipe i Spanjës.
Mbreti Felipe kryesoi paradën ushtarake në të cilën morën pjesë edhe kryeministri në detyrë Pedro Sanchez.
Ai mori pjesë në paradë ndërsa vendi pret verdiktin e Gjykatës Supreme të Spanjës në gjyqin e 12 udhëheqësve separatistë katalanë për rolin e tyre në referendumin e ndaluar të pavarësisë së Katalonjës në 2017- dhe shpalljen e mëvonshme të pavarësisë.
Top Channel