Gazetari kujton incidentin qesharak në 12 të natës: Kam bërtitur në makinë….

11/10/2019 17:56

I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, gazetari i njohur Denis Dyrnjaja tregoi një nga situatat më komike që i kishte ndodhur disa vite më parë teksa ishte në timon.

“Bosh rruga, ora 12 pa një çerek e natës, tek ura e Vasil Shantos isha vetëm unë në semafor, i kuq semafori, unë në korsinë e mesit do vazhdoja drejtë, po rrija qetë dhe vetëm dëgjoj një efekt frenash… Kur ishte semafori i kuq unë isha i ndalur, pastaj pas 10 sekondash isha në mes të rrugës së kryqëzimit, sepse makina më mori përpara. Dola në mes të rrugës dhe kam bërtitur brenda makinës, ishte dhe qesharake, unë se shikoja dot veten, por e përfytyrova se sa qesharak duhet të isha.

Është një gjë që të del nga shpirti, se ti je në paqe mesnate dhe të vjen dikush që të thotë dëgjo se kjo nuk është paqja e duhur, paqja e duhur është diku pas 10 metrash”, vijoi të tregonte ai, ndërsa të pranishmit në studio u shkrinë gazit.

Top Channel