Deputeti Lefter Maliqi ka qenë i ftuar në studion e Top Talk me Denis Dyrnjanë ku ka folur për situatën politike në vend.

Maliqi i ka sfiduar të gjithë krerët e partive politike, duke u shprehur se mund të mundë Bashën, Ramën edhe Kryemadhin.

Madje ai ka shtuar se në 2005 ka mposhtur zv/kryeministri Erion Braçe.

Gazetari Denis Dyrnjaja:

Ka deputetë që mund të marrin më shumë vota se kryetarët e partive?

Maliqi:

Sigurisht që ka, unë jam gati që të kem edhe Ramën përballë?

Gazetari:

Meqë po e bëjmë pyetjen konkrete dhe po e kthejmë individuale, më shumë vota se kush kryetar partie mund të merrni ju? kë mund të rivalizoni?

Maliqi:

Tani ta jap unë përgjigjën, i mund të tre. Në vitin 2005 unë nuk kam qenë kaq i njohur dhe kam mundur Erion Braçen që sot është zv/kryeministërin në tre komuna. Pra të jeni të sigurt, që populli i bën vetingun secilit kandidat.

 

Top Channel