Shkarkimi/ Balla thotë se “Venecia” konkludoi 4 pika: Presidenti është në gjendje të vështirë

11/10/2019 14:40

Taulant Balla thotë se presidenti Ilir Meta është në gjendje të vështirë pas miratimit të raportit përfundimtar të Komisionit të Venecias mbi vendimin e tij për të shtyrë zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

“Personalisht e mirëkuptoj gjendjen e vështirë të Presidentit, e cila kuptohet nga era e rëndë e reagimit të tij, pas miratimit të Raportit Përfundimtar pak më parë”, shkruan Balla.

Balla rendit edhe 4 konkluzionet që, sipas tij, ka nxjerrë Komisioni.

“Komisioni Europian per Demokraci permes Ligjit, siç njihet Komisioni i Venecias, konkludoi qartazi se:

1.Presidenti ne detyre Ilir Meta veproi ne mungese të bazes ligjore, kur anulloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur nje kompetence te tille ne Kushtetute dhe ne ligjin elektoral.

2.Anullimi i zgjedhjeve dhe me tej shtyrja e tyre cenoi te drejten e shtetasve per te zgjedhur.

3.Bojkoti elektoral i subjekteve politike, edhe nese ata perfaqesojne nje pjese te caktuar te votuesve, nuk mund te ndaloje zhvillimin e zgjedhjeve te rregullta. Perndryshe, keto parti do te fitonin mundesine te pengonin cdo proces zgjedhor ne te ardhmen.

4.Eshte kompetence vetem e Kuvendit dhe me tej vetem e Gjykates Kushtetuese te percaktoje nese shkeljet e gjetura të Presidentit janë bazë për shkarkimin e tij nga detyra.”

  Komunikata për raportin përfundimtar/ “Venecia”: Shkarkimi i Metës mund të mos jetë i justifikueshëm

Top Channel