E premte, 29 Mars 2019
11:30
Deimel: Deputetët e rinj mund të jenë fundi i Bashës

Johanna Deimel, eksperte për Ballkanin, për vite me radhë ka qenë zëvendësdrejtoreshë e Shoqatës së Europës Juglindore në Gjermani. Në një intervistë për Deutsche Welle, ajo tha se  Shqipëria është në krizë politike, por kursi konfrontues nuk është i ri. Edhe akuzat për blerjen e votës u ngritën që pas zgjedhjeve 2017, por asgjë nuk u bë, vëren ajo.

11:14
Kreu i Prokurorisë së Apelit Durrës, para KPK. Zbulohet pasuria e tij

Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Durrësit, Ferdinand Elezi ka dalë sot përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.  Seanca dëgjimore me Elezin drejtohet nga trupi gjykues i përbërë nga Firdes Shuli, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici.

10:49
Gjendet i mbytur një 60-vjeçar në Portin e Durrësit

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit.

10:38
Grabitja në Korçë, autori filmohet nga kamerat e sigurisë – VIDEO

Një grabitje me dhunë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Korçë në një pikë këmbimi valutor. Ngjarja u regjistrua tek lagjja ‘Nr 10’, ku paraprakisht thuhet se një person ka marrë një shumë të konsideruar parash.

10:33
Protesta e opozitës, 28 të proceduar për akte dhune. Në listë edhe organizatori

Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arrestuar 7 shtetas, për veprime të dhunshme mbi institucionet kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrimin e pronës gjatë zhvillimit të protestës së opozitës nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ditën e djeshme para Parlamentit.

09:54
Grabitet kambisti në Tiranë, arrestohet një prej autorëve

Një tjetër grabitje është shënuar sot pas asaj të Korçës. Ngjarja e radhës u regjistrua rreth orës 09:12, në rrugën e “Barrikadave”, Tiranë.

09:50
Kundërshtarit të Maduros i ndalohet posti publik për 15 vjet

Juan Guaidó, liderit opozitar i Venezuelës dhe që e ka shpallur veten President,  i është ndaluar mbajtja e ndonjë posti politik për 15 vjet. Lajmi është bërë i ditur nga kontrollori financiar i këtij shteti, Elvis Amoroso, i cili ka thënë se dokumentet financiare të Guaidos kanë qenë të paqarta.

09:33
Korçë, grabitet me dhunë pika e këmbimit valutor

Një grabitje me dhunë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Korçë në një pikë këmbimi valutor. Ngjarja u regjistrua tek lagjja ‘Nr 10’, ku paraprakisht thuhet se një person ka marrë një shumë të konsideruar parash.

09:20
Shpërndanë informacione të rreme, Facebook bllokon 200 llogari në Filipine

Facebook ka bllokuar një rrjet të medieve sociale në Filipine për “sjellje të koordinuar joautentike” . Këtë hap të  pazakontë e bëri pas hetimeve se një biznesmen kishte menaxhuar fushatën zgjedhore të Presidentit në 2016.

08:56
NATO “zbarkon” në Tiranë, Shqipëria 10 vjet në aleancë

Shqipëria tashmë ka 10 vjet që është anëtarësuar në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe sot pritet të mblidhen në Tiranë përfaqësues nga 29 vendet të ndryshme, që janë pjesë e kësaj organizate.

08:38
Raporti, DASH: Shqipëria vend tranzit për drogat e forta

Departamenti Amerikan i Shtetit i dorëzoi të enjten Kongresit raportin vjetor për strategjinë e luftës ndërkombëtare kundër narkotikëve. Në pjesën për Shqipërinë, DASH thotë se ky vend është njëkohësisht burim i kanabisit dhe gjithnjë e më shumë, një vend tranzit për kokainën dhe heroinën.

08:17
Donte të rriste të pasmet, ish-missi vdes në sallën e operacionit

Kirurgjia  plastike në Nigeri po bëhet gradualisht një prirje në vend, veçanërisht në Lagos. Ndërkohë që ka mjekë të kualifikuar të trajnuar për operacionet kozmetike me rrezik të lartë, nuk mungojnë as amatorët, duke vënë në rrezik jetën e pacientëve.

05:54
Brukseli “i dorëzuar”, rriten shanset për një Brexit pa marrëveshje

Britania ka më shumë gjasa që të dalë pa marrëveshje nga Bashkimi Evropian, thanë diplomatët dhe zyrtarët e bllokut të enjten, pasi parlamenti britanik dështoi të prodhonte një shumicë për çdo opsion të Brexit-it, ndërkohë që Theresa May po përpiqej të merrte miratimin e saj të divorcit.

05:16
Vatikani zbulon planin e vizitës së Papës në Marok, këtë fundjavë

Papa Françesku do të bëjë një udhëtim rrufe në Marok këtë fundjavë për të nxitur dialogun ndërfetar dhe për të mbështetur përpjekjet e mbretit të vendit të Afrikës së Veriut, Mohammed VI, për të përhapur një formë të moderuar të Islamit.

04:33
Filmi i ri “Tom and Jerry”, zbulohet personazhi negativ

“Tom and Jerry”do të rikthehet në ekranin e madh. Tim Story, regjisor i “Fantastic Four” të vitit 2005, do të realizojë filmin e ri rreth maces dhe miushit më të famshëm në histori.

03:50
Google marrëveshje me Kubën për shkëmbim të dhënash dhe përmirësim të lidhjes

Google nënshkroi një marrëveshje me monopolin kuban të telekomit ETECSA të enjten, për të punuar drejt përmirësimit të shkëmbimit të trafikut në internet midis dy rrjeteve të tyre, dhe lidhjes në ishullin e drejtuar nga komunizmi.

03:04
“Let It Be”, The Beatles “zbarkojnë” në kinema

Peter Jackson, i njohur për trilogjinë “Lord of the rings”, do të jetë regjisori i filmit të ri mbi “The Beatles”. Projekti është bazuar mbi një sërë filmimesh të papublikuara më parë, të xhiruara në janar 1969, ku shfaqen imazhe nga regjistrimi në studio i albumit “Let It Be”, publikuar disa muaj pas ndarjes së grupit.

02:22
Netanyahu paralajmëron: Mund të ndërhyjmë fuqishëm në Gaza

Kryeministri Benjamin Netanjahu tha të enjten se Izraeli është i përgatitur të zhvillojë një fushatë të gjerë ushtarake në Gaza nëse është e nevojshme, pas një shpërthimi dy-ditor të luftimeve ndërkufitare, që ka sulmuar edhe politikat e tij të sigurisë, në dy javë para zgjedhjeve.

01:39
OKB kërkon transparencë në gjyqin për vrasjen e Khashoggit

Seancat sekrete të Arabisë Saudite për 11 të dyshuar të akuzuar për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi shkelin të drejtën ndërkombëtare dhe duhet të jenë të hapura për vëzhguesit e publikut dhe të gjykimit, tha një eksperte e të drejtave të njeriut të OKB-së të enjten.

00:53
Aleatët e NATO-s zgjatin mandatin e Stoltenberg deri më 2022-shin

Aleatët e NATO-s zgjatën të enjten mandatin e Jens Stoltenberg-it si Sekretar i Përgjithshëm deri në fund të vitit 2022, duke bërë që ish-kryeministri norvegjez të vazhdojë drejt të qenit një nga udhëheqësit më jetëgjatë në shërbim të aleancës ushtarake perëndimore.

00:11
Rusia sqaron arsyen e dërgimit të “specialëve” në Venezuelë

Rusia tha të enjten se kishte dërguar “specialistë” në Venezuelë nën një marrëveshje bashkëpunimi ushtarak, por tha se ata nuk përbënin kërcënim për stabilitetin rajonal, duke mos iu përgjigjur një thirrjeje nga presidenti i SHBA Donald Trump për të hequr të gjithë personelin ushtarak nga vendi.

E enjte, 28 Mars 2019
23:37
Parlamenti britanik do të diskutojë nesër një mocion për Brexit-in

Parlamenti i Britanisë do të diskutojë një mocion që lidhet me Brexit të premten, tha të enjten kreu i qeverisë në parlamentin Andrea Leadsom.

23:05
Zbulohet shpella më e gjatë në botë, nuk është në Iran

Kërkuesit izraelitë thonë se një shpellë kripe me stalaktite afër Detit të Zi është më e gjata në botë, duke thyer rekordin e deritanishëm që mbahet nga një homologe e saj në Iran.

22:51
Mendohej se ishte imitim, ekspertët zbulojnë veprën reale të Botticellit

Ekspertët që po pastronin një imitim të supozuar të Botticellit kanë zbuluar në fakt se, vepra ishte krijuar në studion e vet mjeshtrit të Rilindjes.

22:47
Afron 10 prilli i Juves, me një “enigmë” për Championsin

Dita kur Juventusi do të përballet me Ajaksin në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Championsit nuk është larg, por më shumë sesa të gjithë, në kampin e skuadrës italiane shqetëson gjendja fizike e Cristiano Ronaldos.

22:37
Pas dy incidenteve ajrore, “Boeing” riprogramon avionët “737 Max”

Kompania amerikane “Boeing” ka riprogramuar “software”-in e avionëve të llojit “737 Max”, në mënyrë që të parandalohen të dhëna të gabuara, të cilat që mund të kenë shkaktuar incidente më parë.

22:25
Anija e rrëmbyer nga emigrantët shoqërohet drejt Maltës

Një anije tregtare, e rrëmbyer nga refugjatët dhe emigrantët pranë brigjeve të Libisë, u shoqërua në Maltë nga Forcat e Armatosura të vendit.

22:12
“Dy gisht mjaltë”/ Filmi i Ermal Mamaqit dhe Elvana Gjatës në kinema

“Dy gisht mjaltë” po shfaqet në kinematë e Tiranes. Filmi më i fundit ka si protagonistë dy emra të njohur, aktorin e humorit Ermal Mamaqi dhe këngëtaren e njohur , Elvana Gjata.

22:10
Ndryshimi i Kodit Zgjedhor, Duka futet në zgjedhje. Çili: Grusht shteti nëse…

Në vazhdën e diskutimeve mes panelistëve të emisionit “Open” të Eni Vasilit, moderatorja i drejtoi një pyetje të drejtpërdrejtë kreut të Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, njëherësh aleat i kreut të opozitës Lulzim Basha. A do të hynte në zgjedhje ai, nëse Kodi Zgjedhor do të ishte i ndryshëm nga ai aktuali?

22:02
Limaj “braktis” Haradinajn, s’e mbështet më për taksën

“Ka ardhur një moment kur vendimet politike si vendosja e taksës i ka shkund zyrtarët serb, e kanë parë që ne e kemi shumë seriozisht dhe ndoshta këto kanë qenë sinjale nga Serbia që janë të gatshëm të fillojnë e ta respektojnë këtë shtet”. 

21:51
“Open”, Doda: Sistemi ka rënë; Peza: Opozita preu degën mbi të cilën qëndronte

Duke folur për situatën aktuale politike në vend, për krizën opozitë-qeveri, Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda, ish-deputete në Kuvendin e Shqipërisë me partinë e çamëve pasi u largua nga Partia Demokratike, thotë se në Shqipëri ka rënë sistemi.

21:38
“Open”, Agron Duka për deputetët e rinj: Janë produkte OMGJ

Përçarjen mes opozitës, Agron Duka i PAA-së e quan thjesht një hamendësim, duke kundërshtuar kështu në një ndërhyrje të drejtpërdrejtë në emisionin “Open” të Eni Vasilit, atë që kishte thënë më herët Alfred Peza.

21:25
Peza në “Open”: Rezultati i munguar ka sjellë përçarje e dhunë në protestë

Ndonëse e hodhi si ide Carlo Bollino në “Open” nga Eni Vasili, sipas të cilit sot është vënë re një ndarje mes zotit Basha dhe zonjës Kryemadhi gjatë protestës së zhvilluar para Parlamentit, Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Policisë së Tiranës, me fund në selinë e PD-së, ai që e përforcoi idenë e përçarjes mes opozitës ishte Alfred Peza.

21:21
Alice Goodwin “përvëluese” në kalendarin veror (Foto)

Modelja britanike, Alice Goodwin ka realizuar një kalendar spektakolar, që pritet ta ketë suksesin e garantuar.

21:14
“Open”, a ka rrugëdalje kriza politike? Ku po e çon vendin përplasja Rama-Basha?

Opozita zhvilloi këtë të enjte protestën e radhës, ku parashtroi të njëjtat kërkesa të saj. Ndërkohë, kreu i qeverisë Edi Rama nuk lëviz nga pozicioni i tij, duke e lënë ende vendin në një krizë politike. A do të ketë rrugëdalje nga kjo krizë?

21:12
Modelja ruse “thyen rrjetin”, ka një ftesë për fansat (Foto)

Anastasia Kvitko u bë e famshme për krahasimin e saj me seks-simbolin Kim Kardashian, por vetë modelja ruse theksoi se është shumë më e bukur nga amerikania.

20:48
Shkelet ligji për barnat/ Shiten pa fletë-udhëzues

Barnat për pacientët shqiptarë shiten në shkelje të ligjit të barnave dhe shërbimit farmaceutik . Në ligjin e ri të barnave i cili u miratua në vitin 2014 përcaktohet madje duke nënvizuar se barnat duhet të bashkëshoqërohen me fletë-udhëzues për pacientin dhe detyrimisht kjo duhet të jetë në gjuhen shqipe përveçse në gjuhë të tjera ku tregtohet bari.

20:43
“Far West” në Ksamil për pronat “pa pronar”. Iu bë atentat, prokurori-qytetarit: Çfarë kismeti të kesh!

Shpërthime tritoli, vendosje eksplozivi dhe tentativë vrasjeje kanë ndodhur gjatë dy viteve të fundit në zonën e Ksamilit, në Sarandë. “Fiks Fare” investigoi problematikat në një pronë më shumë se 100 hektarë, e cila i është kthyer një ish-pronari, por më vonë vendimi i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave doli i falsifikuar.

20:31
Trajtimi i mbetjeve në Belsh/ Bashkia nënshkruan kontratën

Bashkia e Belshit është e katërta në Qarkun e Elbasanit e cila zgjidh problemin e mbetjeve urbane.

20:07
22 vjet nga tragjedia e Otrantos/ Familjarët e viktimave: Duam drejtësi!

Janë bërë plotë 22 vite pas tragjedisë së Otrantos dhe familjarët e tyre i kanë përkujtuar 81 viktimat në një ceremoni në portin e Vlorës.

19:58
Lekë protestuesve për bojën? Reagon Albana Vokshi

Ka reaguar demokratja Albana Vokshi, pasi kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla nxori një video në facebook, ku siç shkruante ai kjo e fundit po paguante protestuesit për bojën e hedhur në muret e ministrisë së Brendshme.

19:54
Tërhiqte duart që të mos ia puthnin besimtarët, çështje higjiene për Papa Françeskun

Papa Françesku e zgjidhi vet misterin që ngjalli veprimi i tij i një dite më parë, kur tërhiqte duart që të mos ia puthnin besimtarët.

19:44
Indiani, pasaportë brenda ditës. Prokuroria zbulon “shpërdorimin e detyrës”

Në Shqipëri mund të hysh si shtetas i huaj dhe brenda ditës bëhesh shqiptar. Por jo kushdo mund ta ketë këtë “fat”.

19:42
Njihuni me blegtorin 101 vjeçar, kujdeset e punon ende në stan

Është 101 vjeç dhe ende vazhdon të punojë si blegtor. Ky është Mete Lako nga Dukati. Prej 80 vitesh ai merret me rritjen e bagëtive.

19:40
Rama: Nuk iki deri në vitin 2021. Do të votojmë Reformën Zgjedhore

Kërkesës së opozitës, në protestë jashtë Parlamentit, “Rama IK”, kryeministri i dha këtë përgjigje.

19:23
Mbyllja e basteve një “show”, puna vazhdon online

Në Shqipëri janë rreth 10-15 pika bastesh online që e vazhdojnë pa ndërprerje punën pavarësisht mbylljes me ligj të këtij aktiviteti që nga 1 janari i këtij viti.

19:02
Operatori i TCH lëndohet gjatë protestës marshim të opozitës

Protesta e opozitës nisi me një incident me banorët e “Astirit”, të cilët u ndaluan të marshonin drejt Parlamentit përmes Pedonales, duke sjellë edhe konfrontimin me policinë.

19:02
Shenjat e horoskopit, nga më shpirtmirat te më të ligat

Në çdo grup shoqëror, disa nga njerëzit janë të mirë, disa më të mirë. Disa janë të butë, disa të egër. Disa habisin me ligsinë e tyre. Po horoskopi, çfarë thotë? Cilat janë shenjat më të liga?

18:57
Boja mbi ministrinë/ Balla nxjerr videon: Lulëzim paske paguar përsëri para sot?

Pas ngjyrosjes me bojë të zezë së ministrisë  së Brendshme nga protestuesit ditën e sotme ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

18:49
Dy grupe të reja në Kuvend, me deputetët e PD dhe LSI që morën mandatet

Deputetët e rinj të Partisë Demokratike dhe ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim janë mbledhur dhe kanë rënë dakord, që t’i drejtohen me shkresë Kuvendit për formalizimin e grupeve javën e ardhshme.

18:43
Trump takon bashkëshorten e Guaidos: Rusia të tërhiqet nga Venezuela

Presidenti amerikan Donald Trump kërkon tërheqjen e ushtarëve rusë nga Venezuela.

18:39
Kukësi-Partizani, ndeshja e dy kryesuesve do të luhet në Shkodër

Pas hapësirës së pushimit për shkak të ndeshjeve të përfaqësueseve për kualifikueset e “Euro 2020”, kampionati shqiptar rikthehet me javën e 26, e cila hapet me superndeshjen mes vendit të dytë dhe vendit të parë, Kukësi-Partizani.

18:32
Dervishët në Kosovë kremtuan festivalin për Sulltan Novruzin

Duke kënduar e duke u lëkundur nën ritmin hipnotizues të lutjes, një grup dervishësh nga Urdhri Kadiri, të mbledhur në Gjakovë, kremtuan Festivalin e Sulltan Novruzit e mbërritjen e pranverës, me rite që përfshijnë shpimin e faqeve me gjilpëra të gjata, por pa derdhur gjak e pa treguar ndonjë shenjë dhimbjeje.

18:28
Demi Rose si 24 vjeçare! (FOTO)

Demi Rose ka festuar dje në mbrëmje ditëlindjen e saj të 24-t.

18:07
Universitet falas, parà të garantuara nga shteti

Universitet falas, parà të garantuara nga shteti! Kështu arrin Danimarka të diplomojë gjysmën e të rinjve të saj.

17:55
“Euro 2020”, “ESPN”: Kosova “Brazili” i Ballkanit, jo më një shaka (Foto)

Rezultatet dhe paraqitjet e mira të përfaqësueses së Kosovës në futboll ishin fokusi i një specialeje në rrjetin amerikan të sportit “ESPN”, një rrëfim i gjatë sesi skuadra e vendit ballkanik po bëhet autore e një ngjitjeje për t’u shënuar.

17:41
Zelanda e Re, Policisë së Kosovës: Hiqni pamjet “online” të masakrës

Zelanda e Re ka kërkuar nga Policia e Kosovës që t’i largojë pamjet “online” të sulmit në Christchurch.

17:31
Kërkesat e parealizuara, studentët paralajmërojnë sërish protesta

Këshillat Studentorë të disa universiteteve në vend, me në krye Universitetin e Tiranës, por pa harruar atë “Aleksandër Moisiu” në Durrës; “Fan S. Noli” në Korçë; “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan; si dhe Mjekësia, Politekniku dhe ai Bujqësor i Kamzës, kanë dalë me një deklaratë zyrtare këtë të enjte, ku shprehen se qeveria vërtet ka punuar me “Paktin për Universitetin”, por mbi 90 për qind e kërkesave ose nuk janë plotësuar, ose janë deformuar dhe plotësuar pak.

17:20
“Më sulmuan me shkelma e grushta te Astiri”/ Si protestuesit dhunuan nënën me foshnjën në makinë

Qarkullimi prej gati 5 muajsh në aksin rrugor të Unazës së Re paralizohet pasditeve, pasi dhjetëra familje kundërshtojnë shembjen e shtëpive duke bllokuar rrugën.  Edhe pse dalin për të luftuar për të drejtat e tyre, cenimi i të drejtave të qytetarëve të tjerë ka ndodhur.

17:20
Zamira Kita: Puna me meshkujt më mërzit, shkoj edhe duke qarë në shtëpi!

Aktorja e njohur, Zamira Kita ishte e ftuar pasditen e kësaj të enjteje në studion e “Ftesë në Pesë”, bashkë me regjisoren Driada Dervishi, për të folur rreth projektit të tyre “8 femrat”.

17:14
Vendet e Ballkanit Perëndimor, së shpejti pa “Roaming”

Vendet e Ballkanit Perëndimor, më 4 prill të këtij viti do të nënshkruajnë marrëveshjen për heqjen e çmimeve të shërbimeve “Roaming”, që zbatohet në kuadër të telekomunikimit. Pjesë e kësaj marrëveshjeje është edhe Kosova.

16:58
Rikthehet pasiguria financiare në Turqi

Tregjet financiare në Turqi kanë përjetuar një periudhë të re trazirash, duke e vënë daljen e vendit nga recesioni në rrezik, e duke ngritur pikëpyetje të reja për gjendjen e tregjeve në zhvillim, në një kohë kur ekonomia botërore në tërësi po ngadalësohet.

16:50
PD, Paloka: Policia dhunoi edhe invalidin!

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka denoncuar përmes rrjeteve sociale dhunën e policisë ndaj një shtetasi me aftësi të kufizuara, që protestonte këtë të enjte me flamur kombëtar dhe atë të BE-së para Kuvendit.

16:46
Aborti në Kroaci, i ligjshëm por nën kërcënim

Në letra, aborti është i ligjshëm në Kroaci prej dekadash. Por në praktikë, ai po bëhet gjithnjë e më pak i mundur në vendin me shumicë katolike, ku presioni i fesë po i shtyn mjekët të refuzojnë gjithnjë e më shumë abortet mbi arsye morale.

16:30
PE voton sërish në favor të liberalizimit të vizave me Kosovën

Parlamenti Europian votoi për vazhdimin e mandatit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Parlamenti e miratoi nismën e Tanja Fajon, eurodeputete dhe raportuese për liberalizimin e vizave me Kosovën, me 331 vota pro dhe 126 kundër.

16:08
Top Talk/ Dyrmishi: Ballkani si “masha e nxehtë” e Rusisë për Europën

Po si erdhi pozicionimi i Rusisë përballë Europës e më gjerë? Studiuesi i çështjeve të sigurisë, Arjan Dyrmishi thotë se kjo nuk ka ndodhur menjëherë. Sipas tij kanë ndikuar edhe zhvillimet e brendshme, ku Rusia vitet e fundit ka pasur zhvillim ekonomik.

15:51
Top Talk/ Rusët në Ballkan, Dyrmishi: Putin jeton me ëndrrën e Bashkimit Sovjetik

Në emisionin “Top Talk” të Denis Dyrnjasë, është folur sot për ndikim rus në Shqipëri dhe se në çfarë forme po shfaqet ai. Gazetari Dyrnjaja tha se perëndimi dhe Rusia po përplasen në Ballkan, duke kërkuar influence, ndonëse nuk është një përplasje ushtarake, por e një forme tjetër.

15:30
Boja e zezë në ministrinë e Brendshme, PD tregon domethënien

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi përmes një postimi në Facebook, ka treguar domethënien e 3 njollave me bojë të zezë tek Ministria e Brendshme.

15:14
Turizmi solli 1.8 miliardë euro. Jashtë shkuan 1.4 miliardë euro. Të ardhurat, 430 milionë euro

Ekonomia shqiptare përfitoi mbi 1 miliard e 850 milionë euro të ardhura bruto nga turizmi në vitin 2018, çka përbën nivelin më të lartë historik.

14:56
Holanda: Presim raportin e BE-së; Ministri i Drejtësisë: Dalja nga Kuvendi s’është e duhura

Edhe Holanda, shteti ku ka studiuar dhe jetuar lideri i opozitës shqiptare, Lulzim Basha, del kundër djegies së mandateve.

14:40
Rama: Lyerja me të zezë e ministrisë u bë për euro-kadrinjtë

Në fjalën e mbajtur në Parlament pas përfundimit të protestës së opozitës, kryeministri Edi Rama deklaroi se lyerja me të zezë e Ministrisë së Brendshme u bë në mënyrë që të shpërndahen pamjet në mediat e huaja.

14:40
Votohet heqja e vizave për Kosovën. Sërish nismëtare është eurodeputetja Tanja Fajon

Parlamenti Evropian votoi për vazhdimin e mandatit te liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

14:28
“Në shtëpinë tonë”/ Turistët: Preza, vendi relaksues para çdo udhëtimi

Preza është një ndër fshatrat turistikë jo shumë larg Tiranës, me një klimë të freskët, gjelbërim, mbushur plot me ullinj e lule.

14:23
Wake Up/ Pirro Çako: Ëndrra ime, një koncert recital me këngët e mia

Pirro Çako është një nga kantautorët më të vlerësuar në Shqipëri, për këngët e tij, bashkëpunimet dhe tekstet që ka prodhuar për artistë të tjerë të skenës.

14:21
Wake Up/ Më të rrezikuar jemi nga pajisjet elektroshtëpiake sesa nga valët e antenave

Gjithmonë në bisedat e përditshme dëgjojmë njerëz që flasin për frikën nga rrezatimi i pajisjeve elektronike, në veçanti nga telefonat celularë që nuk i ndajmë nga dora.

14:18
Wake Up/ Idajet Beqiri: Avokatët janë të kërcënuar nga vetë sistemi!

Në shenjë proteste për vrasjen e Ravik Gurrës bojkoti i avokatëve ka marrë përmasa kombëtare.

14:02
Vettingu në polici, ndryshimet në ligj përplasin në Kuvend Xhafaj-Lleshaj

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i i cili ka qenë edhe iniciuesi i ligjit për vettingun në polici, duket se nuk i ka pritur aspak mirë ndryshimet e propozuara nga pasuesi i tij, Sandër Lleshaj.

13:51
Hetimi për lobimin në SHBA, Balla: PD peng i një financimi të dyshimtë rus

Seanca e sotme parlamentare ishte fotokopje e asaj të shkuarës. Deputetët e maxhorncës dhe opozitës së re brenda në sallën e Kuvendit duke diskutuar projekligjet dhe jashtë saj opozita që proteston.

13:37
Vetingu në Polici, Lleshaj: Ndryshimet, për një proces më të shpejtë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në fjalën e tij në Kuvend gjatë diskutimit për ndryshime për vettingun në polici, theksoi se “Ndryshimet e propozuara nuk prekin thelbin e procesit të vetingut, përkundrazi gjithë ndryshimi bëhet në shërbim të një procesi më të shpejtë e të vendosur”

13:33
Ministri holandez: Shqipëria në rrugën e duhur, vijoni Reformën në Drejtësi

“Holanda mbështet nismën plotësisht Reformën në Drejtësi në Shqipëri”, kështu u shpreh sot ministri i Drejtësisë dhe Sigurisë të Holandës, Ferdinad Grapperhaus, gjatë vizitës në Tiranë, ku bashkë me homologen shqiptare Etilda Gjonaj, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Shkollës së Magjistraturës dhe Qendrës së Trajnimeve dhe Studimeve për Gjyqësorin në Utreht të Holandës, në prani të magjistratëve të rinj.

13:24
Mbyllet protesta e 7-ë, PD: Orët e bandës po numërohen mbrapsht

Ashtu edhe si në gjashtë protestat e tjera, edhe sot kreu i PD ka grumbulluar protestuesit tek selia blu, ku ka mbajtur edhe fjalimin përmbyllës para himnit kombëtar.

13:23
Nëna me mitër të dyfishtë lind dy herë brenda muajit

Një nënë me dy mitra ka sjellë në jetë dy binjakë një muaj pas lindjes së fëmijës së parë. Arifa Sultana, 20 vjeç, nga Bangladeshi prej një muaji kujdesej për djalin e saj, të lindur përpara kohe.

13:12
Chelsea nxjerr në shitje talentin 18-vjeçar

Chelsea duket se është i gatshëm të shesë talentin 18-vjeçar Callum Hudson-Odoi për 43 milionë paund.

13:00
Protestuesit largohen nga ministria, vijojnë marshimin

Pasi ndaluan para Ministrisë së Brendshme dhe qëndruan aty për rreth 20 minuta, protestuesit janë larguar.

12:58
Meghan Markle ka një kërkesë për Elton John

Dukesha e Sussex i ka kërkuar Elton John që të mësojë fëmijën e saj në piano kur ai të jetë mjaftueshëm i rritur. Më përpara ylli i muzikës kishte luajtur në dasmën e Meghan Markle dhe Princi Harry, në maj të vitit të kaluar.

12:46
Protestuesit hedhin bojë të zezë ndaj Ministrisë së Brendshme

Pasi kanë ndaluar përpara Ministrisë së Brendshme, protestuesit kanë hedhur bojë ndaj këtij institucioni.

12:38
NBA, fitojnë Golden State dhe Oklahoma

Për Golden State nuk ka më kohë që të bëjë dhurata në kampionatin e NBA.

12:34
Zjarr masiv në godinë, njerëzit hidhen nga dritarja për të shpëtuar (Video)

Një zjarr i madh shkatërroi një bllok zyrash në Daka të Bangladeshit,  duke vrarë të paktën pesë persona. Ngjarja ka ndodhur sot ku mediet raportojnë se tre persona kanë vdekur se janë hedhur nga ndërtesa 19-katëshe, ndërsa dy të tjerë duket se kanë vdekur nga asfiksia.

12:26
Policia hyn me forcë në shtëpi për të kapur… beben e pavaksinuar (Video)

Një video e publikuar ditët e fundit tregon momentin kur Policia e Arizonës në SHBA hyn me forcë në një shtëpi për të marrë një bebe të pavaksinuar që ishte me 40 temperaturë.

12:24
Protestuesit largohen nga Kuvendi, “shpërngulen” para Ministrisë së Brendshme

Pasi përfundoi fjalën e tij, kreu i PD-së, Lulzim Basha i tërhoqi protestuesit nga Kuvendi.

12:24
Bayern s’përmbahet; Blen Lucas Hernandez për 80 mln Euro

Bayerni i Mynihut nuk përmbahet në merkaton e transferimeve. Pasi bleu Pavard nga Stuttgarti, klubi bavarez bëri të ditur edhe blerjen e Lucas Hernandez nga Atletico Madrid për të cilin pagoi 80 milionë Euro, për të vendosur edhe një rekord me 115 milionë Euro të shpenzuara në muajin mars për blerjen e 2 mbrojtësve të krahut.

12:20
Përdhunuan turisten e huaj, Salvini: Të kastrohen kimikisht

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, ka bërë thirrje që tre të rinjtë e akuzuar për përdhunimin e një turisteje 19-vjeçare të kastrohen kimikisht nëse shpallen fajtorë.

12:05
Dhomat e zhveshjes më të bukura në botë (Foto)

Gjithmonë kemi hasur artikuj mbi stadiumet më të bukura në botë, por kurrë nuk kemi parë ambientet e brendshme të tyre.

11:49
Basha, mesazh Ramës: Do ta përcjellim “Maduron e Ballkanit”!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka dërguar një mesazh Ramës nga protesta e opozitës përpara Parlamentit.

11:44
Kryemadhi: Djegia e mandateve ishte një meakulpa përballë shqiptarëve

Kryetarja e LSI- Monika Kryemadhi tha sot nga protesta se fjalët e opozitës  tashmë janë të tepërta përballë çdo problemi të secilit prej shqiptarëve. Sipas saj djegia e mandateve ishte për të treguar se deputetët janë njësh me qytetarët dhe se LSI  bën një meakulpa përballë shqiptarëve.

11:32
Ed Sheeran nis investimet në pronat e paluajtshme. Ja sa ka shpenzuar për 18 banesa dhe 1 restorant

Mediat britanike kanë publikuar se Ed Sheeran ka investuar fuqishëm në pronat e paluajtshme.

11:23
Solskjaer konfirmohet zyrtarisht në stolin e Manchester United

Ole Gunnar Solskjaer është zyrtarisht trajner me kohë të plotë i Manchester United.

11:19
Kapsolle dhe sende të forta drejt efektivëve, policia: Ruani qetësinë!

Edhe sot protesta e opozitës së bashkuar është shoqëruar me tensione. Qytetarët kanë hedhur, kapsolle. tymuese dhe sende të forta në drejtim të policisë.

11:08
U plagos gjatë protestës, qytetari: Më goditi një polic

Dalin fotot e qytetarit të plagosur gjatë përleshjes me policinë. Ai është rreth të 50-ve dhe përpara kamerave ka thënë se e ka goditur një polic.

10:59
Betohen 2 deputetë të rinj, i treti s’merr pjesë në seancë

Pas marrjes së mandateve nga KQZ, në seancën e sotme në Kuvend u betuan deputeti i PD-së në Qarkun Elbasan, Arben Elezi dhe deputeti i PD-së në qarkun e Vlorës, Adriatik Alimadhi.