Lindi 800 gramë, ja si duket sot vogëlushja që mjekët e quajtën “të pashpresë”

14/10/2019 18:17

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Gentiana, nëna nga Kruja që në korrik të kësaj vere solli në jetë Amaris, vogëlushen që lindi premature me peshë vetëm 800 gramë.

Pas dy muajve qëndrim në inkubator, Amaris ia doli të mbijetojë mrekullisht e sot që është tre muaj gëzon shëndet të plotë.

Me foshnjën në krahë, Gentiana tregoi se sa të vështirë ishin ata dy muaj për të dhe bashkëshortin, pasi mjekët nuk u kishin dhënë shpresë, por ja që fatmirësisht Amaris ia doli.

Tashmë vogëlushja peshon 2 kg e 700 gramë dhe e ëma tregoi se është një bebe e urtë dhe e shëndetshme.

Vlen të përmendet që Amaris është vajza e tretë e Gentianës, e cila shprehu dëshirën që pas disa kohësh të jetë edhe nënë e një djali.

Top Channel