Gjatë intervistës për emisionin “Open”, Marsida Qatja mohon se ka patur ndonjë raport intim me Dritan Haxhollin, i cili mbeti i vdekur gjatë përplasjes me armë zjarri me Bledar Tocin, shef i Sigurisë në burgun e Durrësit.

Marsida tregon se kërcënohej shpesh herë nga Dritani, por ajo nuk ishte vetmja. Sipas saj, Dritani kërcënonte vajza të tjera, madje edhe punonjësit e pastrimit të rrugëve.

Marsida thotë se Dritani dhe Bledari kishin njohje me njëri-tjetrin, por jo miqësi të fortë.

Ajo akuzon edhe familjarët e viktimës se nuk kanë informacione për ngjarjen, pasi ata nuk kishin pothuajse fare kontakte me Dritanin, çka i bën deklarimet e tyre të gabuara.

  Video/ Marsida rrëfen në “Open” dinamikën e ngjarjes, si ndodhi vrasja që tronditi Kavajën

  Vrasja në Kavajë/ Marsida në “Open”: Kjo histori nuk mbyllet me kaq, burri im nuk fal

  Avokati ndërhyn në “Open”: Maskilizëm ndaj Marsidës; Pse nuk duhet besuar?!

Top Channel