Edmond Petraj, avokat i Marsida Qatjas, ka ndërhyrë në emisionin “Open” në Top Channel pasi, siç u shpreh ai, po shikonte “një maskilizëm ndaj Marsidës, ndërkohë dinamika dhe procesi nuk është i tillë”.

Në emisionin “Open” po diskutohet mbi ngjarjen e Kavajës të katër ditëve më parë, ku një person mbeti i vdekur dhe një tjetër i plagosur.

“Ajo është një nënë shumë e rregullt, nuk është një vajzë që Kavaja e ka me gisht në dorë. Të paktën unë nuk e njoh për të tillë. Ka tre fëmijë. Raporti i cili ajo ka në lidhje me ngjarjen të garantoj që është mëse real dhe ashtu siç e ka shpjeguar ajo”, u shpreh avokati.

“Pse nuk duhet besuar dhe duhen ngritur alibira?!”,- pyeti avokati, i cili theksoi se “atyre (Marsidës) u ka ngecur në derë ai rast”.

“Armët nuk kanë qenë të Marsidës. Ka qenë personi që ka shqetësuar Marsidën dhe ka ardhur me armë aty”, shtoi ai.

I pyetur nga moderatorja Eni Vasili se pse Marsida nuk e kishte denoncuar në polici Dritan Haxhollin, avokati tha: “Qytetet e vogla funksionojnë me miqësi dhe pleqëri”.

Avokati sqaroi edhe situatën e burrit të Marsidës, i cili ndodhet në burg në Gjermani. Sipas Edmond Petrajt, burri i Marsidës nuk është dënuar për trafik droge, por është dënuar me dy vite burg pasi në një makinë që ai përdorte u gjet një sasi lënde narkotike për të cilën nuk kishte dijeni.

  Video/ Marsida rrëfen në “Open” dinamikën e ngjarjes, si ndodhi vrasja që tronditi Kavajën

  Open/ Çfarë raportesh kishin me njëri-tjetrin personazhet e Kavajës? Marsida jep versionin e saj

  Vrasja në Kavajë/ Marsida në “Open”: Kjo histori nuk mbyllet me kaq, burri im nuk fal

Top Channel