Një lindje që shkoi jashtë parashikimeve- ky është rasti i një nëne nga Sydney e cila solli në jetë një vogëlushe me peshë plot 6 kilogramë.

Vajza e dyshes Emma dhe Daniel Millar surprizoi mjekët, nisur nga fakti që mesatarja e peshës së të sapolindurve në Australi është 3.3 kilogramë.

“Ajo është porsi një mini sumo, një mundëse. Prisja të sillja një jetë një fëmijë të madh, nisur nga fakti që ka diabet, por jo kaq. Kur ishte 35- javëshe peshonte rreth 4 kilogramë, por nuk menduam që do të rriteshe kaq shumë për kaq pak kohë”, tregon e ëma e bebushes Remi.

Remi është pjesë e 1.2 përqind fëmijëve të porsalindur australianë të cilët peshojnë më shumë se 4,5 kilogramë.

Top Channel