Kaos para ndeshje hapëse të Botërorit, policia përplaset me tifozët që tentuan të futeshin në stadium pa biletë Dëshira dhe këmbëngulja për të realizuar ëndrrat, thyen çdo barrierë dhe vështirësi.
Shembulli është e reja Fatjona Nikaj, nga Shkodra. Pavarësisht se është në karroce me rrota ajo vijon të ndjekë studimet universitare e madje me rezultate të mira.
Në fillim, ishte vetëm shkolla e mesme “Shejnaze Juka”, e cila e pranoi pasi gjimnazet e tjera e refuzuan.
Sot, ajo vazhdon vitin e dytë në degën e gjermanishtes pranë universitetit “Luigj Gurakuqi”.
Fatjona është një shembull pozitiv dhe një inspirim jo vetëm për studentët por edhe për stafin akademik të universitetit.
Për të ndihmuar studenten, drejtuesit e fakultetit kanë zhvendosur klasën e gjermanishtes, nga kati i tretë në atë të parin, për t’i lehtësuar lëvizjen Fatjonës.
Top Channel