Gazetarët kritikojnë Johnsonin, bën propagandë me mediat sociale

15/10/2019 02:05

Gazetari Nick Robinson e ka krahasuar sjelljen e Boris Johnsonit me atë të një diktatori, dhe shkak për heqjen e paraleleve të tilla është bërë fakti që kryeministri britanik publikon live në mediat sociale.

Ish redaktori politik i BBC, që drejton aktualisht një program të Radio 4’s Today, i cilësoi veprimet e shefit të ekzekutivit në mediat sociale si një ‘formë propagande’ dhe tha se ishte jodemokratike që ai të shmangte kësisoj kontrollin e duhur nga gazetarët.

‘Nuk ka dyshim se të gjithë politikanët e dinë që mund të transmetojnë direkt duke përdorur media sociale. Johnson bën rregullisht video në Facebook dhe bën rregullisht video në Twitter. Me gëzim të madh e bën këtë gjë sidomos në Facebook, aty ku ndihmësit e tij zgjedhin pyetje të cilave duan ata që ai ti përgjigjet’- ka thënë gazetari.

Kjo nuk është demokraci, shton ai, është një forme propagande e përdorur nga dikatorët e të gjitha kohërave. Gazetari shtoi se e ishte ‘një rrezik i madh’ që ti lejohet një lideri partie ti transmetojë programet e tij tyre duke tërhequr vemendjen tek programi radiofonik i Nigel Farage, promorit i Brexitit.

Një zëdhënës i BBC-së sqaroi se qëllimi i Robinsonit është se media sociale mund të përdoret për të krijuar një përshtypje të gënjeshtërt përsa i takon përgjegjësisë. Nga Downing Street nuk ende asnjë koment mbi këtë çështje.

Top Channel