Gazeta e njohur europiane pushton libraritë e kryeqytetit.

“Le Monde Diplomatique” më në fund flet shqip. Gazeta e mirënjohur franceze, e njohur në qytetet europiane por jo vetëm, edhe më gjerë ndërkombëtarisht vjen më në fund edhe për lexuesin shqiptar në gjuhën shqipe. Ilir Yzeiri, një emër i njohur në publicistikën shqiptare por dhe në botën akademike e të letrave shqipe gjithashtu, është kryeredaktor i saj. Yzeiri, foli për të në një bashkëbisedim në Vitrinë e Librit.

M. Stafa: Pyetja e pare është, përse kaq vonë dhe përse tani?

Ilir Yzeiri: Në fakt ky projekt ka filluar para shumë vitesh. Ata që e kanë pasur më shumë përzemër kanë qenë disa të rinj nga Kosova pjesëtarë të Institutit ‘Musine Kokalari’ dhe ndër ta dua të veçoj, Gëzim Kamberin, frankofon, gazetar, personalitet i njohur në Kosovë, i cili ka këmbëngulur prej vitesh ta marrë licensën. Që d.m.th. që “Le Monde Diplomatique” sic del në Francë, apo në të gjitha kryeqytetet europiane por dhe në Palestinë, do dalë tani edhe në shqip.

M. Stafa: Ky është një gëzim i madh për të gjithë ne që jemi të apasionuar pas të shkruarit..

Ilir Yzeiri: Kjo është një ngjarje mendoj unë, sepse me anë të kësaj gazete ne do kemi rastin të kthejmë kënaqësinë e leximit të shtypit të shkruar që këto kohë kish humbur. Me anë të kësaj gazete… shtypi i shkruar mund të bëhet më mirë se c’është bërë deri tani.

M. Stafa: Cila është përzgjedhja e artikujve më cilësorë në “Le Monde Diplomatique” në shqip?

Ilir Yzeiri: Prej tyre ka vetëm një kriter që në shkrimet tona që do të futen në “Le Monde Diplomatique”, e që 80 % janë shkrimet e tyre, 20% janë tonat, duhet të ruhen disa kritere të njohura universale, si respektimi i të drejtave të njeriut, të mos kenë frymë ksenofobe, frymë misogjene, të ruhet respektimi i racës, gjinisë, etj., me një kusht që editorialin e tyre e duan në botimin shqip.

M.Stafa: Me sa duket ka ardhur koha që lexuesi shqiptar, të kuptojë edhe çështje ndërkombëtare?

Ilir Yzeiri: Ju e prekët shumë bukur..ka ardhur koha që edhe lexuesi shqiptar ta shohë botën ashtu si lexuesit në botë .. në Paris, Berlin…ta shohë apo ta kuptojë botën përmes analizave që bëhen nga një këndvështrim profesional nga nja këndvështrim i thellë, gjithashtu.

M. Stafa: Nisur nga kjo, marr shkas edhe nga një artikull që më bëri shumë përshtypje.. “Emancipimi homoseksual, një cështje politike”…Cili është mesazhi?

Ilir Yzeiri: Ne këtë shkrim e lamë për një qëllim; edhe për të provokuar lexuesin tonë se autori i atij libri që ka bërë për homoseksualizmin shtyhet deri në letërkëmbimin e Marksit dhe të Engelsit dhe për herë të parë, ai thotë se këto dy korifej të marksizëm- leninizmit, kishin një qëndrim jo ashtu si ne e mendojmë sot, që e kanë të majtët për homosekualizmin. Ata janë të shqetësuar përse lëvizjet brenda tyre kanë fshehur edhe pederastët apo gay.

M. Stafa: Duket një gazetë me prirje liberale të majtë?

Ilir Yzeiri: Gazeta “Le Monde Diplomatique” është një gazetë e hapur, por në këtë gazetë ajo që predominon më shumë është një lloj qëndrimi kritik ndaj asaj që quhet kapitalizëm financiar, globalizim dhe deviza e tyre është; a mjafton që ta qortojmë botën? A duhet ta ndryshojmë atë? Këtë pyetje ata përpiqen ta gjejnë duke analizuar dhe fenomene të tilla, siç është e majta në Portugali.

Top Channel