“Pa britanikët, sot amerikanët do flisnin frëngjisht”/ Pas deklaratës së Mbretit Charles në Shtëpinë e Bardhë, reagon Macron: Do të ishte shumë elegante

29/04/2026 16:36

Mbreti Charles i është drejtuar presidentit Donald Trump në darkën shtetërore të ditës së djeshme në Shtëpinë e Bardhë, duke i thënë se amerikanët do të flisnin frëngjisht nëse britanikët nuk do ta kishin kolonizuar Amerikën e Veriut.

Pas kësaj deklarate të Mbretit Charles ka reaguar edhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i cili shpërndau deklaratën e Mbretit në rrjetet e tij sociale.

Poshtë videos së shpërndarë, Macron ka shkruar: “Kjo do të ishte elegante”.

Mbreti Charles iu referua në dollinë e tij rrënjëve britanike dhe franceze të shumë emrave të vendeve në Shtetet e Bashkuara për shkak të vendosjes së kolonistëve nga dy fuqitë e mëdha konkurruese evropiane.

“Kohët e fundit, President, ju thatë se pa Shtetet e Bashkuara, vendet evropiane do të flisnin gjermanisht. Do të guxoja të thoja se pa ne, do të flisnit frëngjisht”, tha ai, duke shkaktuar të qeshura te të pranishmit e tij.

Top Channel