Kreu i Policisë së Shtetit takim me strukturat e komisariatit të Krujës, kërkon arrestimin e të kërkuarit Ylli Zalla Çdo ditë dalin në dritë detaje të reja nga ngjarja e rëndë e 25 prillit, ku humbën jetën Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, ndërsa hetimet vijojnë me intensitet nga strukturat ligjzbatuese.
Si rezultat i hetimeve të thelluara, informacioneve të siguruara dhe kontrolleve të imtësishme në terren, policia bëri të mundur gjetjen e automjetit tip “Audi A4”, i dyshuar si i përfshirë në këtë ngjarje. Mjeti është konstatuar në fshatin Torovicë, në një rrugë dytësore, i braktisur në një tokë arë pranë një kanali.
Sipas burimeve hetimore, dyshohet se automjeti është përdorur nga bashkautorët, të cilët kanë pasur rolin e vëzhguesve të lëvizjeve të viktimave, duke ndihmuar në organizimin dhe realizimin e krimit.
Gjatë këqyrjes së mjetit, brenda tij janë gjetur dokumentacione që u përkasin personave të shpallur në kërkim, çka forcon dyshimet mbi përfshirjen e tyre në këtë ngjarje të rëndë kriminale.
Automjeti është sekuestruar si provë materiale dhe pritet t’i nënshtrohet ekspertizave kriminalistike, të cilat mund të japin të dhëna të rëndësishme për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Policia vijon punën në terren për lokalizimin dhe kapjen e autoreve te ngjarjes.
Top Channel