Tjetër ndryshim në radhët e Policisë së Shtetit, Hitaj emëron drejtorin e ri të Krimit Ekonomik

29/04/2026 13:53

Seria e ndryshimeve në Policinë e Shtetit ka vijuar ditën e sotme, kur është njoftuar emri i ri në krye të sektorit të Hetimit të Krimit Ekonomik.

Siç raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, ky departament i është besuar Florian Rrasës, i cili në të shkuarën ka mbajtur edhe detyrën si shef i Sektorit për Hetimin e Mashtrimit Kompjuterik, në Drejtorinë për Hetimet e Krimeve Kibernetike.

Mësohet se ndryshime janë bërë edhe në rajone dhe sektorë të tjerë të Policisë së Shtetit, e cila po i nënshtrohet ndryshimeve të njëpasnjëshme që pas emërimit të drejtorit të ri, Skënder Hitaj.

 

Top Channel