Foto/ Spektakli në PSG-Bayern, Haaland tallet me Arsenalin: Të shikosh ata, të bën të mendosh se…
Ylli ukrainas i Chelsea-s, Mykhailo Mudryk, ka mësuar dënimin e tij pas akuzave për shkelje të rregullave antidoping, raporton gazetari Ben Jacobs.
Sulmuesi 26-vjeçar luajti për herë të fundit me Blues në vitin 2024, vetëm një vit pas transferimit nga Shakhtar Donetsk në një marrëveshje prej 89 milionë paundësh. Në dhjetor 2024, karriera e tij në fushë u ndal përkohësisht pasi Federata Angleze e Futbollit (FA) e dënoi për një “gjetje të dyshimtë në një test rutinë urinash”.
Në qershor 2025, FA ngriti formalish akuzë ndaj Mudryk për shkelje të rregullave antidoping, duke vënë në dukje përdorimin ose praninë e një substance të ndaluar.
Sipas gazetarit Jacobs, Mudryk është dënuar me katër vite, dënimi maksimal për këtë shkelje. Futbollisti ukrainas ka apeluar vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS). Aktualisht, palët janë duke shkëmbyer dokumente dhe një seancë dëgjimore nuk është caktuar ende.
Mudryk ka mohuar gjithmonë çdo shkelje. Gjatë karrierës së tij me Chelsea, ai ka luajtur 73 ndeshje dhe ka shënuar 10 gola.
Top Channel