A do të kallëzohet penalisht Rektori i UT Mynyr Koni? Ja ç’thotë Ministrja e Arsimit në Top Talk

14/10/2019 16:20

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka folur në Top Talk edhe për rektorin e UT, Mynyr Konin, se nëse parashikohet të merret një vendim tjetër për të pasi presidenti Ilir Meta anuloi shkarkimin e tij.

‘Po vijojmë të marrim ankesa për punën e tij. Unë do bëj përpjekje që ta krijoj një marrëdhënie pune përderisa jam duke mbledhur në të njëjtën kohë të gjitha ankesat dhe duhet të bëjmë verifikim.

Duhet të inspektojmë dhe të shohim si po ecën puna. Unë po shpresoj që në pranverë 2020 pedagogë dhe studentë të bëjnë një zgjedhje më të mirë”, tha ministrja Shahini.

Top Channel