E enjte, 13 Qershor 2019
12:28
Rama: Edhe mbret të të gjithë trojeve shqiptare ta bësh, Ilir Meta nuk ngopet

Kryeministri Edi Rama mori fjalën në parlament ku po flet për vendimin e presidentit Ilir Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve.

12:26
Wake Up/ Delinda Disha rrëfen eksperiencën si këngëtare në krah të Devis Xherahut

Devisi dhe Delinda sapo kanë publikuar këngën me titull “A më dëgjon”, një këngë shumë ritmike dhe e këndshme për t’u dëgjuar përgjatë gjithë stinës së verës.

12:21
Jackie Chan këndon /Aktori i arteve marciale nxjerr album

Jo të gjithë e dinë se ylli i kungfusë, aktori i famshëm Jackie Chan, është edhe këngëtar. Ai ishte së fundmi në Tajvan për të promovuar albumin e vet të fundit solo “I Am Me-Jackie Chan”, prodhimi i të cilit ka kërkuar 4 vite kohë.

12:16
Analizat jo më në QSUT /Laboratori vetëm për pacientët. Të tjerët te klinikat e specialiteteve

Pas dhënies me koncesion të laboratorit në QSUT janë ndaluar tanimë analizat specifike që bëheshin më parë si shërbim ambulator. Tashmë askush nuk mund të shkojë në QSUT të referuar nga mjeku i familjes, apo mjeku specialist për të bërë analizën e markusit tumoral, hemoglobinë e glukozuar në gjak apo të tjera analiza nëse nuk je pacient i shtruar në shërbimet e QSUT .

12:15
Wake Up/ Mitat Tola: Rrethrrotullimet te “Zogu i Zi” dhe ” Shqiponja” janë burim aksidentesh

Për herë të parë një projekt i Bankës Botërore dhe autoriteteve shqiptare ka krijuar profilin e viktimave të shkaktuara nga aksidentet, si edhe profilin e shkelësve, kundërvajtësve kryesorë që shkaktojnë aksidente rrugore.

12:13
Dita e Shën Antonit, Lisbona kthehet në ditë dasmash

Në Lisbonë, kjo është koha e dasmave. Turma të mëdha njerëzish janë mbledhur përpara katedrales se kryeqytetit portugez me shpresën që të shohin çiftet e porsamartuar të dalin rresht prej andej.

12:09
WakeUp/ “Open Cinema” sjell magjinë e filmit në qytetet pa kinema

Rikthehet për të tretin vit radhazi kinemaja e hapur në qytetet shqiptare, me një show kinematografik, me filma të fundit nga kinemaja shqiptare dhe ajo botërore.

11:48
Ralf Gjoni: Ju vetë e votuat Metën në Whatsapp

Deputeti Ralf Gjoni ka marrë fjalën e tij në parlament.

11:42
Juncker: Shqipëria ka bërë progres në rrugën drejt BE, por…

Vendimi mbi çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë mund të merret muajt e ardhshëm deklaroi në Bruksel kreu i Komisionit europian, Jean Claude Juncker.

11:38
Mocioni për presidentin, në seancë edhe përfaqësues të OSBE/ODHIR

Në seancën e sotme parlamentare ku po diskutohet mocioni për presidentin pas vendimit të tij për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, është prezente edhe një përfaqësuese e misionit afatgjatë të vëzhgimit të OSBE/ODHIR.

11:30
Kryemadhi: Holanda ”shuplakë të fortë” qeverisë së krimit

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale kryetarja e partisë se Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar por përgjigjen negative qe Holanda i ka dhënë Shqipërisë ditën e djeshme për çeljen e negociatave.

11:17
Gazetari gjerman: Skenari më i mirë, shtyrja e zgjedhjeve lokale me ujdi

Për korrespondentin e i”Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Matthias Rüb, i cili mbulon Shqipërinë, skenari më i mirë për zgjidhjen e ngërçit të krijuar së fundi në vend do të ishte shtyrja e zgjedhjeve lokale me ujdi. “Ka mundësi për kompromis, të gjithë aktorët politikë janë të thirrur ta kërkojnë atë”, thekson ai për DW.

11:16
Bastet online, procedohen në Korçë 3 persona

Policia e Korçës  vazhdon kontrollet në të gjithë qarkun, në ambiente ku vazhdon të ushtrohet aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit. Gjatë aksionit, policia procedoi penalisht në gjendje të lirë 3 shtetas, 2 në Korçë dhe 1 në Maliq, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

10:52
Tmerr tek turistët, ballkoni i kullës më të lartë në Çikago plasaritet nën këmbët e tyre

Plasaritet bazamenti i ballkonit në katin e 103-të të kullës me të lartë në Çikago. Turistët janë tmerruar teksa xhami plasariti nën këmbët e tyre,  mbrëmjen e së hënës.

10:48
Hajdari: Rezoluta e PS pa vlerë juridike, presidentin e shkarkon vetëm Kushtetuesja

Pa Taulant Ballës kryetarja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari ka marrë fjalën.

10:38
Po karikonte telefonin në banjë, gjendet e vdekur lojtarja më seksi e pokerit

Një 26-vjeçare që është cilësuar si “lojtarja seksi e pokerit” në Rusi është gjetur e vdekur nga një goditje elektrike në banjën e saj. Lilija Novikova ishte vetëm në shtëpi dhe trupi i saj u zbulua në dyshemenë e banjës së saj në Moskë.

10:25
Dasma e Sergio Ramos, e mbushur me yje, por Ronaldo nuk u ftua

Lista e të ftuarve për dasmën e Sergio Ramos do të jetë e mbushur me yje. Por ajo që vihet re është se kapiteni i Real Madrid nuk ka ftuar ish-shokun e ekipit Cristiano Ronaldon.  

10:24
Balla në Parlament: Dekreti antikushtetues, zgjedhjet më 30 qershor

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvend deklaroi se kompetencat e presidentit të Republikës për zgjedhjet dhe caktimin e datës së tyre janë të kufizuara.

10:17
5 orë mocion debati në Kuvend kundër vendimit të Metës, betohet dhe deputeti i ri

Ka nisur seanca parlamentare me mocion dhe debat pas çdekretimit nga presidenti Ilir Meta për datën e zgjedhjeve.

10:13
Anulimi i 30 qershorit, zyrtarja amerikane takohet me Presidentin

E ngarkuara me punë e SHBA-ve, Leyla Moses- Ones, ka zhvilluar një takim me presidentin Ilir Meta. Zyrtarja amerikanë, është paraqitur në Presidencë në orën 10:00 pa praninë e medieve.

10:08
Kërkohet për shfrytëzim prostitucioni në Itali, arrestohet në Lezhë shqiptari

Një person është arrestuar në Lezhë me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i dyshuar për përfshirje në  organizatë kriminale për  shfrytëzim prostitucioni. Në pranga ka rënë shtetasi L.K.,42 vjeç, banues në Lezhë.  

09:56
Marrja e vizës për në Amerikë, Ambasada njoftim të rëndësishëm

Ambasada amerikane ka njoftuar se të gjithë qytetarët që kanë viza amerikane dhe janë në prag të skadimit të tyre, do të mund t’i rinovojnë ato në rrugë postare.

09:41
Kuvendi nis procedurat për shkarkim, Meta njofton tjetër konferencë

Ndërsa Kuvendi mblidhet sot për të nisur proceduar për shkarkimin e Presidentit, vetë Ilir Meta ka njoftuar pasditen e sotme një konferencë për shtyp.

09:31
Rihanna shkëlqen në të zeza!

Rihanna u shfaq e gjitha në një kostum të zi të mërkurën, ndërsa po fluturonte në New York City.

09:31
Bilanc lufte, 53 fëmijë vdesin nga konsumi i frutit ekzotik

“Të paktën 53 fëmijë kanë vdekur në Indinë veriore në 10 ditët e fundit nga një sëmundje vdekjeprurëse e trurit që besohet të ketë lidhje me një substancë toksike të gjetur në fruta të lychee”, thanë zyrtarët e shëndetësisë sot.

09:22
Aksident me vdekje në Fier, policia arreston drejtuesin e mjetit

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në qytetin e Fierit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Ballsh, në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”, ku viktimë ka mbetur shtetasja S.B., 49 vjeçe.

09:02
Kourtney Kardashian seksi dhe stil!

Kourtney Kardashian, 40 vjeç rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve të mërkurën në Kaliforni.

08:46
Rezoluta për Metën/ Rama: Do flas sot në orën 12:00

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar pak më parë me anë të një njoftimi në Twitter se sot në Kuvend do të flasë mbi vendimin e presidentit për zgjedhjet, ndërkohë që do zhvillohet dhe mocioni me debat për këtë të fundit.

08:38
Vrasje për parkim/ Pas grindjes qëllohet me armë 25-vjeçari në Laç

Qyteti i Laçit është tronditur nga një vrasje në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Pas një sherri për një vend parkimi është qëlluar për vdekje me armë zjarri 25 vjeçari Viktor Shkorreti.

08:26
Këlcyrë/ Ishte zhdukur prej 4 ditësh, gjendet i pajetë 17-vjeçari

Matia Rizallari, 17-vjeçari i cili prej 4 ditësh ishte shpallur i humbur, është gjetur i pajetë sot në mëngjes rreth orës 5:40 pranë Urës së Dragotit.

08:13
Trump: Do pranoja informacion nga nga të huajt për rivalët e mi

Donald Trump ka thënë se do të pranojë informata të dëmshme për kundërshtarin e tij gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2020, edhe nëse ato do të vinin nga një qeveri e huaj.

06:30
Griezmann tek Barcelona, telenovela mbyllet me 1 korrik

Sulmuesi francez Antoine Griezmann do të jetë prurja e re e Barcelonës.

06:24
Lukaku ëndërron të luajë me Conten, Inter bën gati valixhet

Inter siç duket do bëjë ‘pazar’ tek Manchester United

06:16
Tregu i futbollit

Njihuni me të rejat më të fundit nga bota e madhe e tregut të futbollit, ku ofertat apo zërat për transferime lojtarësh nuk mungojnë asnjëherë.

05:03
Video/ Hong Kong-u shokohet nga protestat

Vazhdojnë protesta në Hong Kong dhe çdo moment numri i njerëzve që i bashkohen protestës sa vjen e rritet. Kjo është protesta më masive e rënditur në Hong Kong.

04:08
Gjenden 7 viktimat e serial killeri-it në Qipro

Policia në Qipro ka gjetur shtatë trupat e viktimave të cilët mendohet se janë vrarë nga një serial killer, i pari në Qipro.

02:46
Banka e Shqipërisë: Fillon ndryshimi i kartëmonedhave, zbuloni si do të jenë të rejat

Në vjeshtën e këtij viti Banka e Shqipërisë do të hedhë në qarkullim serinë e re të kartëmonedhave, dhe të parat do të jenë prerjet 200 dhe 5 mijë lekë.

02:19
Ministri i Jashtëm holandez: Hapja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë është i parakohshëm

Parlamenti i Holandës ka miratuar një mocion që i kërkon qeverisë të bllokojë hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE për 2019.

01:51
Veliaj: Partia Socialiste është forca që i sjell progres vendit

Në amfiteatrin e Tiranës, në parkun e madh te liqenit, partia socialiste festoi 28 vjetorin e themelimit të saj.

01:14
Kryeministri Edi Rama: Ilir Meta ka kryer një akt të paprecedentë në hitorinë botërore

Për kryeministrin Edi Rama, Presideneti Ilir Meta ka kryer një akt të paprecedentë në hitorinë botërore.

00:40
Përplasen tre makina në autostradën Lezhë-Laç, ka të plagosur

Një aksident ka ndodhur në autostradën Lezhë-Laç në vendin e quajtur ‘Mbikalimi i Patokut’.

E mërkurë, 12 Qershor 2019
23:57
Të shtëna me armë zjarri në Laç, mbetet i vrarë një person

Një vrasje ka ndodhur në qytetin e Laçit.

23:40
Makina me probleme, kompania e njohur tërheq 1.3 milion makina

Kampania e njohur e makinave Ford ka tërhequr nga tregu dhe përdorimi rreth 1.3 milion makina.

22:58
Yjet e Liverpool marrin dhuratë për fitoren e “Champions League”!

Lojtarët e Liverpool-it kanë marrë si dhuratë “iPhone X” të rinj, për fitoren e tyre në “Champions League”.

22:54
Arsenal hyn në garë për Thomas Strakoshën

Arsenal ka hyrë në garën për të siguruar shërbimet e portierit shqiptar të Lazios, Thomas Strakosha. Mediat italiane raportojnë se Arsenal po kërkon me ngulm një portier të ri dhe Strakosha shihet si ideali.

22:46
Pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout, Policia me plan masash për të përballuar fluksin

Policia e Lezhës ka përgatitur një plan masash për mbarëvajtjen e pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout në Laç, më datë 12-13 Qershor 2019.

22:43
Holanda sqaron votën “jo” për Shqipërinë: Duam rezultate në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit

Holanda vlerëson dhe mirëpret hapat që Shqipëria ka ndërmarrë, veçanërisht në lidhje me reformën gjyqësore dhe procesin e vettingut. Një proces tepër i rëndësishëm dhe unik për rajonin.

22:26
Zbulime të pabesueshme në oborrin e shtëpisë

Nuk besojmë se ka ndonjë njëri që nuk do të dëshironte të gjente papritur një thesar të fshehur apo të bënte një zbulim të rëndësishëm arkeologjik.

22:13
E vërteta e hidhur pas këtyre fotove mahnitëse

Të marra në dritën e butë të mëngjesit, këto imazhe tregojnë adhuruesit e mbledhur nga lumi dhe figurat e tyre reflektohen me zell në ujërat e tij të shenjta.

22:09
Lirohet vrasësi që nguli kufoma foshnjash në kangjella

Vrasësi që vrau tre fëmijë, (4 vjeç, dy vjeç dhe 9-muajsh), në vitin 1973, sapo fitoi të drejtën që të lirohet nga burgu.

22:04
Tiranë/ Shoferi humb kontrollin mbi automjetin, plagoset këmbësori

Në një informacion paraprak të ardhur në redaksinë e Top Channel bëjnë me dije se në Tiranë, në rrugën “Ali Demi”, në afërsi të kryqëzimit mjeti me drejtues shtetasin I. S ka humbur kontrollin duke u përplasur me një nga shtyllat buzë rrugës.

21:53
Top Story/ Sigurimi i banesave, për 10 euro në vit mund të shpëtosh investimin

Sigurimi i detyrueshëm i banesave ka edhe një aspekt social. Sa do të jetë çmimi dhe a janë në gjendje familjet shqiptare të përballojnë këtë pagesë?

21:49
40 vite diferencë: “Mbrëmjeve përkëdhelemi në divan si adoleshentë”

Çifti me 40 vite diferencë thotë se janë të lumtur, pavarësisht shikimeve të vëngërta që u hedhin njerëzit.

21:45
Top Story/ Vidohovë, fshati i humbur i Korçës, tërmeti shtoi edhe më tej mjerimin

Top Story ka udhëtuar drejt fshatit Vidohovë për t’u gjendur pranë banorëve. Rruga është amortizuar, në këtë zonë të përhumbur të Shqipërisë.

21:42
Bylykbashi tregon vendimin e 2003-shit: Pse dekreti i Metës nuk është akt administrativ

Duke referuar dekretit të Ilir Metës për shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale, Oerd Bylykbashi, ish-deputet i Partisë Demokratike, ka publikuar një vendim të vitit 2003 të Gjykatës së Lartë ku, sipas tij, është marrë në shqyrtim natyra e dekretit të presidentit, nëse është apo jo akt administrativ dhe a mund të goditet në gjykatë.

21:31
Top Story/ Tërmeti ka shkundur banesat në Qafëzezë të Korçës, banorët flenë në çadër

Qafëzezë është fshati tjetër, i cili ka pësuar dëme të konsiderueshme nga tërmeti.

21:26
Top Story/ Panik gjatë tërmetit: Si shpëtova vajzën nga rrënojat që binin në shtëpi!

Varfëria në fshatin Floq duket se është ulur këmbëkryq. Në shtëpinë me dy dhoma jetojnë 8 anëtarë, por me rënien e tërmetit nuk dihet se çdo të bëhet me ta. Fatosi rrëfen për ‘Top Story’, se si ai u mundua të mbrojë me trupin e tij vajzën e vogël disa muajshe.

21:22
Top Story/ Dy të moshuar flenë në qiell të hapur, pas tërmëtit në Korçë

Mundi dhe puna e një jetë të tërë për Enverien dhe Selamin do të shkërmoqeshin në një ditë. Të dy burrë e grua në një moshë të thyer tregojnë tmerrin që përjetuan me shembjen e shtëpisë. Enveria nuk pranon që të hyjë në shtëpi pasi ka frikë nga shembja.

21:12
Top Story/ Rrëfimi prekës i Bajramit, iu shemb shtëpia që e kish ndërtuar me sakrificë

Një tjetër shtëpi e shkatërruar nga tërmeti është edhe ajo e Bajram Bekollit. Me zërin që i dridhet Bajrami tregon për ‘Top Story’ sakrificat e një jetë të tërë për ta ndërtuar këtë shtëpi, që për pak desh i mori edhe jetën e djalit të vet.

21:10
Top Story në familjet ku u prekën nga tërmeti në Korçë

Nga verifikimi i bërë në 3 fshatrat Floq, Qafëzezë dhe Vidohovë, rezultojnë mbi 300 banesa të dëmtuara, prej të cilave 95 të dëmtuara rëndë.

21:02
Veliaj: PS është pasuria më e madhe politike e Shqipërisë, stacioni i radhës 30 qershori

Partia Socialiste ka festuar sot 28 vjetorin e themelimit të saj. Qindra simpatizantë e përkrahës të Partisë Socialiste kanë festuar sot në ambientet e reja të Amfiteatrit të Tiranës në Parkun e Madh të Liqenit Artificial ditëlindjen e 28 të forcës politike që ka qeverisur vendin në momentet më të vështira jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të kombit tonë.

21:00
Mësuesja mbush moshën e pensionit 2 muaj para mbylljes së vitit shkollor, institucionet e zëvendësojnë

Tefta Basho mësuese prej 24 vitesh në shkollën e mesme të bashkuar në Vranisht të Vlorës zëvendësohet nga një mësuese tjetër 2 muaj pa mbaruar viti shkollor. Ky emërim është bërë në kundërshtim me ligjin nga zyra arsimore Vlorë dhe drejtoria e shkollës. Pasi në bazë te kontratës kolektive te nënshkruar nga ministria e arsimit ,një mësues që mbush moshën e pensionit 2 muaj para mbarimit të vitit shkollor duhet të qëndrojë në punë deri në përfundimin e tij.

20:48
30 qershori jo i paprekshëm për Paskal Milon: S’ka rëndësi kur bëhen zgjedhjet, por të jenë sipas standardeve

Partia Demokracia Sociale e udhëhequr nga Paskal Milo bëhet partia e parë e majtë që shprehet e gatshme për të pranuar shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale. Pas takimit që zhvilloi në Presidencë me Ilir Metën, Milo theksoi se “s’ka rëndësi se kur bëhen zgjedhjet, rëndësi ka që të bëhen sipas standardeve dhe të plotësojnë kriteret demokratike, të jenë të lira dhe në mënyrë të veçantë të jenë gjithëpërfshirëse.”

20:25
Partia e parë e majtë që nuk njeh 30 qershorin, Paskal Milo i PDS te Meta për datën e re

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo ka hyrë në Presidencë për të zhvilluar bisedime me Ilir Metën mbi datën e re për zgjedhjet lokale. Burime për Top Channel bëjnë me dije se Milo ka hyrë pak minuta më parë në zyrën e presidentit.

20:10
Fillon burgu brenda burgut. Ligji 41 Bis do aplikohet te 313 dhe burgu i Peqinit

Disa nga qelitë e paraburgimit 313 këtu në Tiranë, por edhe ambiente të burgut të sigurisë së lartë në Peqin do të përdoren si vendet e izolimit për të dënuarit që do t’i nënshtrohen aplikimit të rregjimit të ashpër 41 bis.

20:02
Muzikë për bamirësi/ Këngëtarë të njohur në eventin, “Të gjithë për Korçën”

Pasi më shumë se 180 banesa u dëmtuan në Korçë dhe Kolonjë pas tërmeteve të disa ditëve më parë, artistët kontribuojnë në mënyrë të pavarur me një koncert bamirësie. Vëllezërit korçarë ishin të parët që patën idenë e rikthimit të filantropisë, një traditë e vjetër kjo e Korçës.

19:53
Kush fitoi më shumë para?/ Kompani shtetërore, banka dhe koncesionet e naftës

Vitin e kaluar ekonomia shqiptare shënoi rritjen më të lartë të dekadës, teksa prodhimi kombëtar u zgjerua me 4.1 për qind.

19:49
Takimi në Presidencë/ Dashamir Shehi: Meta ftesë për PD-PS për datën e re të zgjedhjeve

Presidenti Ilir Meta do u dërgojë Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike ftesë për të diskutuar mbi datën e re të zgjedhjeve lokale. Kjo u bë e ditur nga kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, pas përfundimit të takimit në Presidencë për të njëjtën çështje.

19:43
Këngë me Tunën e Mc Kreshën! Reperi i njohur zbulon bashkëpunimet “bombë” të albumit të ri

Reperi i njohur kosovar, BimBimma, ishte i ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të promovuar librin e tij “Po e Zi”.

19:37
Dita e lirisë së Kosovës/ Klinton dhe Albright në festën e madhe në Prishtinë

Kosova si asnjëherë më parë ka festuar çlirimin nga okupatori serb.

19:36
Të rënët në Letoni/ Qeveria miraton fond kompensimi për familjarët e ushtarakëve

Qeveria ka miratuar një fond shtesë për kompensimin e familjeve të ushtarakëve të rënë në Letoni.

19:12
Milan me sytë nga CAS/ Por “ankthi” vazhdon gjithë verën

Shkelja e rregullave të Fair Play Financiar e ka çuar çështjen e Milanit në gjykatën e Arbitrazhit sportiv por kush priste një zgjidhje të shpejtë në kampin kuqezi, do duhet të mbetet në ankth thuajse gjithë verën.

19:12
Një ’97-të e dytë? Rama: Ata që shkaktuan të parën janë të dëshpëruar

Kryeministri Edi Rama ka përjashtuar çdo mundësi që në Shqipëri të përsëritet një konflikt i ngjashëm me atë vitit 1997. Rama tha nga Divjaka se ata që shkaktuan ’97-ën janë të dëshpëruar, por populli sot nuk ka dalë në rrugë si pasojë e mashtrimit nga “piramidat”.

19:10
Simpatizantët e PD “i zënë pritë” Ramës në Lushnjë

Kryeministri Edi Rama po pritet me protesta nga simpatizantët e PD në Lushnjë.

19:03
Indeksi global 2019, ja vendet më të paqta në botë

Paqja në botë është përmirësuar për të parën herë në pesë vite, por sidoqoftë planeti është më pak paqësor se një dekadë më parë.

18:57
Real prezanton serbin Jovic, dita e parë si “Blancos”

Luka Joviç u prezantua këtë mesjavë si futbollisti më i ri i Realit të Madridit, një futbollist për të cilin skuadra galaktike shpenzoi 60 milionë Euro duke bindur Ajntrahjtin e Frankfurti që ta shesë mes dhjetëra kërkesave.

18:57
Edi Rama: Akti i Ilir Metës ka zbardhur planin dhe na tregoi se ‘ku fle lepuri’

Duke mos iu referuar asnjëherë si President i Republikës, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se akti i Ilir Metës për të shfuqizuar 30 qershorin ka zbardhur të gjithë planin kundër reformës në drejtësi.

18:55
Provohet nga studiuesit: Edhe peshqve ‘u thyhet zemra’

Është vetëm pak centimetra i gjatë por ndonjëherë ka një zemër të madhe, një peshk tropikal, përjeton ‘thyerje zemre’ kur ndahet nga gjysma e tij.

18:51
E mbushur me kristale, shpella e përrallave hapet për publikun

Një shpellë përrallash, e mbushur me kristale gjigante, më e madhja në Evropë, do të hapet për publikun këtë vit.

18:28
Fotot historike që duhet t’i shihni patjetër

Fotot më të mira të vjetra janë ato që mund të shikoni për orë të tëra.

18:25
Femrat që sundonin Perëndimin e Egër në shekullin XIX

Këto janë imazhet e rralla të shekullit të 19-të që tregojnë “shpërthime” famëkeqe femrash që sunduan Perëndimin e Egër.

18:23
Elbasan/ 24-vjeçari përplas me makinë 35-vjeçarin

Një 24 vjeçar nga Elbasani ka aksidentuar me makinë një 35-vjeçar në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

17:56
Një qytet brenda qytetit/ Njihuni me fermën e themeluesit të “Discovery Channel”

Brenda fermës të miliarderit dhe themeluesit të Discovery Channel, i cili ka në pronësi një muzeum të makinave klasike si dhe eshtrat e një dinozauri.

17:35
BE përgatit dokumentin, kërkon të rrisë ndikimin në botë në 5 vitet e ardhshme

Në një dokument prej 5 faqesh që do të paraqitet javën e ardhshme në samit, Bashkimi Evropian ka shpalosur strategjinë për të rritur ndikimin në botë në 5 vitet e ardhshme dhe të luajë rol në formimin e të ardhmes globale.

17:19
Për të gjithë fansat e kanabisit, Mike Tyson ndërton resortin e ëndrrave!

Mike Tyson do të hapë një resort, në Kaliforni. Rezidenca “Tyson Ranch” mund të vizitohet nga tifozët e kanabisit , por gjithashtu do të përdoret për qëllime kërkimore në fushën e kanabisit.

17:09
OSHEE: Ja zonat në Tiranë ku do të ndërpritet energjia elektrike për dy ditët në vijim

OSHEE përmes një njoftimi për mediat bën me dije se nesër dhe pasnesër, në datat 13 dhe 14 qershor do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona në kryqytet.

16:53
Riatdhesohen 50 shtetas shqiptarë nga Franca

Mesditën e sotme në aeroportin “Nënë Tereza”Rinas, janë riatdhesuar 50 shtetas shqiptarë me avion të posaçëm, të nisur nga aeroporti i Metz, Francë.

16:37
Deklarata e Tusk: Hapja e negociatave do shtyhet

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të nisë bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, mirëpo ka paralajmëruar se nuk do të ketë një vendim të shpejtë.

16:35
13 misteret e shtëpive “të pushtuara” nga shpirtrat që askush nuk i shpjegon dot

Këto shtëpi të braktisura tashmë fshehin sekrete të errëta dhe të tmerrshme.

16:24
Rreziku nga forcat e huaja, Murrizi në Top Talk: Spekulime politike nga Presidenti Meta

Presidenti Meta në argumentet e tij për shtyrjen e zgjedhjeve foli edhe për një rrezik të tretë që mund të cenonte zgjedhjet dhe mund të fusnin palët në konflikt.

15:52
Murrizi në Top Talk: PS nuk do ta shkarkojë Ilir Metën!

Parlamenti nesër do të diskutojë në seancën plenare një pr/rezolutë për zhbërjen e dekretit të Presidentit të Republikës, që përcaktonte 30 qershorin si datë për zhvillim e zgjedhjeve për pushtetin vendor në Shqipëri. Rezoluta mund të pasojë me procedurën e kërkesës për shkarkimin e Ilir Metës si President i Republikës, që duhet të votohet nga 2/3 e Kuvendit të Shqipërisë. Në lidhje me këtë çështje ka qëndrime pro e kundër. Për të folur mbi këtë dhe çështje të tjera që lidhen me aktualitetin politik i ftuar sot në Top Talk ka qenë i ftuar deputeti Myslym Murizi.

15:51
Data e re e zgjedhjeve, Meta nis pasdite konsultimet me drejtuesit e partive

Tri ditë pasi firmosi anulimin e zgjedhjeve, Presidenti Ilir Meta po mendon të dekretojë një datë të re. Konsultimet ka vendosur t’i nisë me pengesën më të lehtë, 5 aleatët e Bashës të cilët publikisht kanë kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve me 6 muaj.

15:41
Italia do përvëlohet/ Nga e enjtja temperaturat deri në 40 gradë, por edhe stuhi

Nga e premtja, rajonet qendrore të Italisë dhe Sardenja përgatiten për temperatura që mund të mbërrijnë sipas sinoptikanëve nga 38 deri në 40 gradë Celsius, por në disa rajone të vendit, janë përballur ndërkohë me stuhi.

15:39
Johnson nis fushatën, kërkon kreun e konservatorëve dhe kryeministrinë

Boris Johnson pati një mesazh për Brexitin përpara nisjes së fushatës së tij për t’u bërë kryetar e i Partisë Konservatore dhe kryeministër i ardhshëm i Britanisë: Shtyrje të mëtejshme, nuk mund të ketë!

15:30
10 mijë karta për studentët/ Veliaj: 60 shërbime, por do të zgjerohen

Ka mbërritur në 10 mijë numri i studentëve që është pajisur me kartën e studentit në Tiranë. Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku morën pjesë gjatë procesit të aplikimit dhe tërheqjes së kartës së studentit pranë univerisitetit Politeknik.

15:29
Merkel në krye të BE; Kandidate për të drejtuar Komisionin Europian

Kancelarja gjermane Angela Merkel e ka mohuar vazhdimisht synimin për të vazhduar të qëndrojë në politikë pas mbylljes së mandatit si shefe ekzekutivi, por gjithmonë e më shumë po përmendet së fundmi mundësia që ajo të marrë në dorë drejtimin e Komisionit Europian!

15:22
Në ethet e provimeve; Sot maturantët u testuan për gjuhën dhe letërsinë

Rreth 36 mijë maturantë në gjithë Republikën e Shqipërisë dhanë sot provimin e Gjuhë-Letërsisë.

15:22
Hajdutët e kishave/ Në pak ditë grabiten disa objekte kulti

Së fundmi, preh e vjedhjeve kanë rënë edhe objektet e kultit. Në vetëm një javë, dy kisha në Durrës, ajo ortodokse dhe ajo katolike janë vjedhur. Hajdutët kanë marrë para duke dëmtuar arkat e besimtarëve dhe ato të qirinjve.

15:19
Dita e lirisë së Kosovës; Clinton dhe Albright në festën e madhe në Prishtinë

Kosova e shënoi në mënyrën më madhështore ditën e saj të lirisë: me ceremoni të shumta, por edhe emocionin e madh që ngjalli prania e ish presidentit amerikan Bill Clinton dhe ish-sekretares së Shtetit Madeleine Albright në Prishtinë

15:01
Fier/ Policia ndalon të shumëkërkuarin me tre identitete të ndryshme

Policia e Fierit ka ndaluar një 46-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim prodhim dhe shitje të narkotikëve. Por nga policia mësohet se 46-vjeçari i ndaluar njihet me tre identitete te ndryshme, D.Z, S.Z dhe K. Y.