Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka thënë se qendërmbrojtësi Virgil van Dijk e meriton Topin e Artë.

Futbollisti holandez së bashku me Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë tre kandidatët kryesorë për Topin e Artë këtë sezon.

Tekniku gjerman ka thënë se Van Dijk e meriton pasi ka qenë lojtari më i mirë në sezonin e kaluar, transmeton KosovaPress.

“Nëse Topin e Artë e meriton lojtari më i mirë i gjeneratës, atëherë duhet t’ia japësh Lionel Messit. Por, nëse e meriton lojtari më i mirë në sezonin e kaluar, atëherë e meriton Virgil van Dijk. Nuk e di si funksionon, mirëpo do të shohim”, deklaroi ai.

Liverpool po vazhdon në formën e duhur dhe ende nuk di për humbje në kampionatin anglez.

Top Channel