Pas prezantimit të Paketës Speciale AntiKÇK nga Kryeministri Edi Rama, reagime të shumta kanë ardhur nga figura të njohura të politikës.

“Sot që ngrihet SPAK dhe Byroja e Hetimit, që për më shumë se 2 vitesh është mbajtur peng nga Edi Rama dhe grupi i tij, sot ai na lançon KÇK e famshme, policinë politike të tij”, kështu u shpreh kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi pasi kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën anti-KÇK.

Një reagim tjtër nga Presidenti Meta, ku shkruan se: “Mjaft me këtë pakicë politike që keq qeveris vendin e s’mban asnjë përgjegjësi! Referendumi është një e drejtë kushtetuese, që populli e vendosi vetë me Referendum më 22 Nëntor 1998”.

Kryeministri i vendit me anë të një postimi në rrjeton social “Twitter” përgjigjet ndaj akuzave duke thënë se pret akoma më shumë reagime ndaj paketës agresive ligjore, që një qeveri ka formuluar ndonjëherë në këta 30-vjet, kundër krimit të organizuar dhe aleatëve të tij në sistemin e vjetër e të korruptuar të drejtësisë!

Kryeministri shton se Operacioni Forca e Ligjit as nuk pengon, as nuk anashkalon institucionet,por do t’i bëjë një shërbim të madh shoqërisë.

Postimi i plotë:

“ Pres shumë më tepër reagime idiotike ndaj paketës më agresive ligjore, që një qeveri ka formuluar ndonjëherë në këta 30 vjet, kundër krimit të organizuar dhe aleatëve të tij në sistemin e vjetër e të korruptuar të drejtësisë! S’kemi dëgjuar gjë akoma, po ama s’kanë parë gjë akoma!”.

“ Operacioni Forca e Ligjit (OFL) as nuk dublon, as nuk pengon, as nuk anashkalon institucionet që po lindin nga Reforma në Drejtësi, po është komplementar me to dhe do t’i bëjë një shërbim të madh shoqërisë, në këtë fazë tranzitore të sistemit të drejtësisë! Kaq për momentin”.

Top Channel