Një nëndetëse e vogël e mbushur me më shumë se 2,000 kg kokainë sipas BBC-së, dhe 3.000 sipas Reuters, është kapur në Spanjë, thanë burime të policisë.

Ata sqaruan se dy persona u ndaluan pasi ngecën në cektinë në brigjet e Galicias në veri-perëndim të vendit. Një person i tretë arriti të largohej. Të gjithë ata thuhet të jenë nga Ekuadori.

Mediat spanjolle raportojnë se mini-nëndetësja ishte nga Kolumbia dhe policia po përpiqet të verifikojë nëse ajo lundroi gjatë gjithë rrugës nga Amerika e Jugut me lëndën narkotike. Narko-nëndetëset janë përdorur gjerësisht për të kaluar kontrabandë drogë nga Amerika Latine në Sh.B.A. Mjeti lundrues u kap në brigjet e Aldán, në jug-perëndim të qytetit të Pontevedra.

Në muajin korrik, dolën në dritë disa pamje dramatike të rojeve bregdetare amerikane duke u ngjitur në bordin e një nëndetëseje që dyshohej se përdorej për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor. Pavarësisht se në brigjet e Galicias është gjetur dhe në 2006-tën një nëndetëse e dyshuar “droge”, taktika të tilla konsiderohen relativisht të reja për Evropën.

Top Channel