Nga Bentley luksoze te 374 kg kokainë me vlerë 30 milionë paund, dënohet me mbi 14 vite burg shqiptari në Angli, zbulohet identiteti
Policia italiane vijon kërkimet për 37-vjeçarin shqiptar Ervis Murra, i cili arriti të largohej pas një shkëmbimi zjarri me efektivët në San Pietro di Cavarzere, në provincën e Venecias.
Ngjarja ndodhi të premten, më 27 nëntor, gjatë një operacioni policor në një banesë të izoluar, ku ndodheshin tre persona. Përplasja përfundoi me vdekjen e një shqiptari, arrestimin e një personi tjetër dhe arratisjen e Murrës.
Sipas raportimeve të mediave italiane, mes tyre edhe “Ottopagine”, 37-vjeçari u largua nga banesa i veshur vetëm me të brendshme dhe u zhduk në zonat rurale të Venetos.
Në kërkim të tij janë angazhuar forca të shumta policore, ndërsa autoritetet dyshojnë se ai mund të jetë i armatosur.
Top Channel