Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën anti-KÇK.

Top Channel ka siguruar një kopje të këtij draft ligji që do t’i kaloj për miratim qeverisë të hënën e ardhshme.

Pikërisht në nenin 5 të projektligjit thuhet se subjekte për tu hetuar do të jenë atë të cilët ka dyshime se janë të përfshirë në aktivitete kriminale dhe se ka dyshime se standardi jetesës nuk është i justifikuar nga burime të ligjshme.

Ndërsa neni 6 parashikon që subjektet sipas nenit 5 jashtë territorit të Shqipërisë nuk mund tju lejohet hyrja dhe kthimi në vendbanim pa iu nënshtruar një verifikimi të hollësishëm nga policia e shtetit në pikën e kalimit të kufirit.

  Çfarë përmban platforma anti-KÇK e prezantuar sot nga Rama (e plotë)

  Rama shpalos platformën e KÇK dhe paralajmëron të vetët: Kush nuk e voton, është i përjashtuar nga PS

Top Channel