Një tjetër rekord i gazrave që shkaktojnë efektin serë. Sipas organizatës botërore të meteorologjisë, kjo tendencë përkthehet në pasoja gjithnjë e më të rënda të ndryshimeve të klimës, me temperatura në rritje, kushte moti ekstreme, stres hidrik, rritje të nivelit të deteve dhe trazira në ekosistemet marine dhe tokësore.

Veç të tjerash nuk ka asnjë shenjë ngadalësimi për të mos folur për rënie, pohon sekretari i përgjithshëm i organizatës botërore meteorologjike, Petteri Taalas. Buletini i gazrave që shkaktojnë efektin serë i OBM në fakt ka demonstruar se përqendrimet mesatare globale të dioksidit të karbonit kanë arritur 407.8 pjesëza për një milion në 2018, krahasuar me 405.5 që ishin në 2017. Rritja e dioksidit të karbonit nga 2017 në 2018 është shumë afër asaj të vëzhguar nga 2016 në 2017 dhe pak mbi mesataren e 10 vjeçarit të fundit.

Niveli global i CO2 që mbetet në atmosferë për shekuj dhe në oqeane akoma më gjatë, ka kapërcyer kufirin simbolik dhe domethënës të 400 pjesëzave për një milionë në 2015.

Edhe përqendrimi i metanit dhe azotit është rritur në masë të madhe krahasuar me 10 vjeçarin e kaluar. Hera e fundit kur toka përjetonte një përqendrim të krahasueshëm dioksidi karboni ishte 3-5 milionë vite më parë. Atëherë, temperatura ishte më e lartë me 2-3 gradë ndërsa niveli i deteve ishte 10-20 metra më i lartë se tani.

Top Channel