Mesfushori i Chelseas, N’Golo Kante ka treguar arsyen pse ka refuzuar të transferohet te PSG.

Francezi në 18 muajt e fundit ka arritur t’i rezistojë ofertave të ndryshme nga klubi francez, transmeton KosovaPress.

Ai ka thënë se i pëlqen Londra, mirëpo ka pranuar se mbi të gjitha mos transferimi i tij në “Parkun e Princave” ishte një vendim sportiv.

“E dija se isha mirë në Chelsea dhe mos transferimi në PSG ishte vendim sportiv. Ndihem mirë në Londër, jam i kënaqur me projektin dhe jam i lumtur të qëndroj këtu”, deklaroi ai.

Kante ka arritur të fitojë Premier Ligën me Leicester Cityn dhe Chelsean, ndërsa kontrata me “blutë” i përfundon në vitin 2023.

Top Channel