Në dhjetor, në Tiranë nis të zbatohet taksa e pronës, e cila do të vije në faturën e ujësjellësit.

Edhe pse një pjesë e mirë e qytetarëve nuk kanë bërë vetdeklarimin e sipërfaqes së banesës, taksa e ndërtesës nuk do të jetë më 100 lekë të vjetra në faturë, por ajo do të përllogaritet në bazë të sipërfaqes së prezumuar.

Për ata që nuk kanë deklaruar taksa do të përllogaritet për një sipërfaqe 100 metra katror për ndërtesa, pas viti ’93 dhe në bazë të çmimit të referencës që është përcaktuar në zonën ku ndodhet ndërtesa.

P.sh. , për një sipërfaqe 70 metër katror, ku çmimi i referencës është 60 mijë lekë, përllogaritet në këtë mënyrë:

70 metër katror x 60 mijë x 0.05% = 2.100 lekë, në vit.

Kjo vlerë do të pjesëtohet për 12 muaj që ka viti dhe i bie që familjari të paguajë 175 lekë në muaj.

Po me sipërfaqen e prezumuar, pra duke iu llogaritur 100 metër katror, dikush edhe mund të taksohet në mënyrë të padrejtë pasi mund të ketë një shtëpi të ndërtuar pas vitit ’93, por mund të banojë në një sipërfaqe të vogël.

Ndërkohë që vet deklarimin mund ta bëni edhe online nga kompjuteri apo telefoni, në mënyrë që të taksohen për metrat reale në të cilat banoni.

Top Channel