Portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois në konferencë para ndeshjes kundër PSG-së ka mbrojtur sulmuesin Gareth Bale.

Bale u fërshëllye nga tifozët në ndeshjen e fundit kundër Real Sociedad dhe nuk dihet nëse do të luajë titullar kundër PSG.

Belgu ka thënë se uellsiani është shumë i mirë dhe falë tij Modriç arriti të shënonte gol të shtunën.

“Jemi këtu për të fituar ndeshje. Bën më të mirën në stërvitje dhe na ndihmon të fitojmë. Tifozët kanë mendimin e tyre dhe nuk e komentoj. Të shtunën ka qenë i përfshirë dhe ka luajtur mjaftë mirë. Goli i Modriç erdhi fal tij”, deklaroi ai.

Ndërsa për ndeshjen kundër PSG-së, tha se është mjaftë i përgatitur, transmeton KosovaPress.

“Punoj në çdo ndeshje në të njëjtën mënyrë. Kanë shumë kualitet për të shënuar gola dhe janë sulmuesit më të mirë në botë, por jam përgatitur për gjithçka”, përfundoi ai.

Ndeshja mes “los blancos” dhe PSG-së fillon në ora 21:00 dhe zhvillohet në “Santiago Bernabeu”.

Top Channel