Prej disa netësh këtë muaj, fasha dritash janë parë në qiell pranë kufirit të SHBA-së me Meksikën.

Fashat, që janë më të dukshme në El Paso, Teksas dhe Ciudad Juárez, nuk kanë asnjë lidhje me zbatimin e detyruar të kontrollit të kufijve. Ato janë pjesë e një instalacioni binacional arti, qëllimi I të cilit është të lidhë njerëzit në të dy anët e Rio Grande-s.

Instalacioni interaktiv quhet Border Tuner. Ai funksionon në këtë mënyrë: ti del përpara një paneli ku ka një mikrofon, e ku rrotullon një mekanizëm të vogël I cili I jep udhë zërit dhe një shiriti drite. Dikush në një stacion përtej kufirit bën të njëjtën gjë. Kur dritat tuaja kryqëzohen në qiell, ato hapin një kanal të dyanshëm komunikimi, dhe ju mund të nisni një bisedë, me zërat që bucasin nga një altoparlant në tjetrin. Edna Leon e provoi.

Ajo drejtoi një përshëndetje “Mirëmbra”, pa e ditur se kush ishte në anën tjetër. Por tre drita kërkimi u ndezën njëkohësisht me zërin e saj, dhe përgjigja erdhi, “E mirë qoftë kjo mbrëmje edhe për ju”. U deshën dy vjet që projekti Border Tuner të vihej në jetë. Ideja I përket artistit të elektronikës Rafael Lozano-Hemmer, i cili është me  origjinë nga Mexico City por jeton e punon në Montreal. Lozano-Hemmer ka krijuar instalacione interaktive të zërit dhe dritës në të gjithë botën, përfshirë këtu Abu Dhabin dhe Dublinin.

 

Top Channel