Organet policore në qytetin e Lezhës bëjnë me dije se janë sekuestruar 2 armë zjarri dhe është vënë nën pranga shtetasi me iniciale N.P.

Pas një ankese të bërë nga banorët e Lezhës, se shtetasi N.P, posedonte armë zjarri pa leje, në banesën
tij është bërë ndërhyrja nga ana e policisë duke bërë të mundur ndalimin dhe arrestimin e tij.

Pas kontrollit të ushtruar janë gjendur dhe sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov dhe dy krehëra me 54 fishekë, si dhe 1 pistoletë me 2 krehëra me 15 fishekë.

Materialet procedurale do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel