Kolumbia siguron kualifikimin, Munoz vendos sfidën ndaj RD Kongos dhe dërgon “Los Cafeteros” në fazën me eliminim direkt
Kylian Mbappe është cilësuar si një nga talentet më të mëdha në botë dhe shikohet si lojtari i duhur për të thyer hierarkinë e krijuar nga dyshja Messi-Ronaldo, në më shumë se një dekadë.
Trajneri i Real Madrid Zinedine Zidane prej kohësh e ka shprehur admirimin e tij për sulmuesin dhe shpesh herë në intervistat e dhënë për mediat, është shprehur se në të ardhmen do të dëshironte ta kishte nën urdhrat e tij 20 vjeçarin.
Në një intervistë të dhënë ditën e sotme në vigjilje të sfidës mes Real Madriridit dhe Paris Saint Germain në “Champions League”, Zidane e ka konfirmuar edhe njëherë se sa shumë e vlerëson Kylian.
“Për të nuk mund të flitet për dashuri me shikim të parë. Ka shumë kohë që unë jam i dashuruar me të. Ka vite! Mbappe ka ardhur edhe këtu në Valdebebas për të kryer një provë ku ka qenë shumë i vogël. Megjithatë të mërkurën në mbrëmje Kylian është vetëm një rival për ne”, u shpreh tekniku francez.
Top Channel