Xhenxhefili, bima qepujkë me prejardhje nga Kina është një nga ushqimet më të kërkuara në kuzhinat aziatike. Përveç fushës së gastronomisë ajo përdoret edhe për qëllime shëruese , sepse ka veçori të dëshmuara kundër inflamacioneve.

Kompresat me xhenxhefil relaksojnë muskujt, nxit qarkullimin e gjakut, lehtëson dhimbjet në shpinë gjithashtu forcon edhe imunitetin. Xhenxhefili ndikon shumë edhe tek tretja e ushqimeve në organizëm. Mjekë dhe studiues të ndryshëm kanë vërtetuar se tretja është një nga shkaktarët kryesorë të sëmundjeve të zemrës apo dhe përkeqësimit të simptomave të diabetit të tipit 2.

Si ndikon xhenxhefili në organizëm

Një nga arsyet se përse xhenxhefili është një nga ushqimet ideale për eliminimin e dhjamit në organizëm, vjen si pasojë e fotoenzimave dhe oksidantëve të shumtë që ai përmban. Këto dy substanca luajnë rolin kryesorë për djegien e dhjamit, tretjen e karbohidrateve dhe sekretimin e insulinës. Gjithashtu xhenxhefili ka cilësi parandaluese për inflamacionin, uljen e kolesterolit dhe tensionit të gjakut.

Cila është mënyra e duhur për ta konsumuar?

Nuk është fare e rëndësishme. Mund ta pini si çaj, ta konsumoni si erëza, apo dhe të përfshirë nëpër gatimet tuaja, efekti do të jetë i njëjti. Në momentin që xhenxhefili bie në kontakt me enzimat tretëse të stomakut, fillon të përshpejtojë tretjen me 30 %. Pasi substancat e tij përthithen nga organizmi, fotoenzimat nxisin djegien e dhjamit dhe heqin ndjesinë e urisë. Duke qenë se masa e dhjamit dhe yndyrave në turp bie, ka një ndryshim të dukshëm në nivelet e kolesterolit.

Xhenxhefili dhe shëndeti i organeve jetësore

Të dhënat nga studimet  e ndryshme, tregojnë dhe funksionin e xhenxhefilit për ekuilibrimin e tensionit të gjakut. Aftësitë e tij antioksiduese dhe anti-inflamatore bëjnë të mundur shkrirjen e yndyrave që grumbullohen në kapilarë dhe arterie. Kjo rezulton në një qarkullim më të mirë gjaku dhe e mbron zemrën. Një tjetër pasojë pozitive që ka xhenxhefili në organizëm është pikërisht shkrirja e dhjamit që krijohet rreth organeve. Diçka e tillë lehtëson dukshëm funksionin dhe përmirëson shëndetin e tyre.

Top Channel