Në AMA, American Music Awards, ka qenë nata e Taylor Swift.

Këngëtarja ka bërë histori dhe është tani artistja më e vlerësuar e të gjitha kohërave, me 29 çmime në total, duke thyer kështu rekordin që mbahej deri më tani nga Michael Jackson. 29 vjeçarja ka triumfuar në kategoritë kryesore: artistja më e mirë e vitit, artistja më e mirë pop femër, albumi më i mirë, videoja më e mirë dhe artistja më e mirë e muzikës bashkëkohore.

Qershia mbi tortë ka qenë çmimi i gjashtë që iu akordua, artistja më e mirë e dekadës. E veshur si një “wonder women” moderne, Swift, ka pranuar me kënaqësi çmimet por nuk ka hezituar edhe të kritikojë disa probleme të industrisë diskografike amerikane.

“Vitin e fundit të jetës sime kanë ndodhur disa prej gjërave më të mahnitshme dhe disa prej vështirësive më të mëdha me të cilat jam përballur” – tha ajo, duke iu referuar sëmundjes së nënës së saj, por jo vetëm.

Muajt e fundit ajo ka nisur një betejë ligjore kundër shtëpisë së vjetër diskografike të saj, “Big Machine Records”, për çështje të lidhura me të drejtën e autorit të këngëve të saj. Në përfundim, Swift fitoi.

Të tjera çmime në ceremoni i shkuan edhe 18-vjeçares Billi Eilish, koreanëve BTS, Halsey dhe Khalid. Shon Mendez dhe Kamila Kabejo u vlerësuan për duetin më të mirë me “Senjorita” ndërsa në kategorinë “Country”, triumfoi Carrie Underud, Dan dhe Shay dhe Keni Braun. Në hip hop, çmime morën Cardi B, Post Malone, Bruno Mars, Beyonce etj. Ndërsa “Bohemian Rhapsody”, mori çmimin për sa i takon kolonës më të mirë muzikore.

Top Channel