Një grabitje spektakolare në gjermani. Gurë të çmuar dhe bizhuteri antike me vlerë rreth një miliardë euro janë vjedhur nga koleksioni më i madh i thesareve në Evropë, kasaforta e gjelbër, në qytetin gjerman të Dresdenit.

Hajdutët, shpjegon policia, kanë mundur të arratisen. Ata kanë marrë me vete vetëm bizhuteritë antike duke lënë në vendin e tyre objekte të tjera me vlerë të madhe por të vështirë për tu mbajtur, si vazo apo piktura.

Sipas të përditshmes gjermane Bild, hajdutët mendohet se kanë marrë diamante dhe gurë të tjerë të çmuar me vlerë miliona euro. Autoritetet e shtetit të saksonisë sidoqoftë nuk kanë dhënë shumë detaje.
Ka qenë sunduesi i saksonisë, Augusti i fuqishëm ai që e ka krijuar koleksionin në shekullin e 18. Ai quhet kasaforta e gjelbër sepse disa dhoma janë dekoruar me bojë ngjyrë të gjelbër dhe ndodhet brenda residenzschloss, një ish pallat mbretëror.

Herët në mëngjes zjarrfikësit ishin thirrur për të shuar një zjarr në një kabinë energjie aty pranë dhe ka zëra sipas të cilëve, zjarri në atë kabinë bëri që të mos funksiononte sistemi i alarmit i muzeut. Thesari mban një statujë 63.8 cm të gjatë të dekoruar me smeralde dhe një safir 648 karatësh, dhuratë nga cari i Rusisë, Pjetri i Madh.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel