Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba dëshiron të transferohet në Real Madrid.

Fituesi i Kupës së Botës po kërkon të luajë nën urdhrat e Zinedine Zidanes në sezonin e ardhshëm me dëshirën e fitimit të trofeve. Problemi i vetëm është se “Djajtë e Kuq” kërkojnë 150 milionë euro për francezin, vlerë e cila nuk po pranohet nga “Los Blancos”.

Në garë për Pogba vazhdon të mbetet edhe klubi i tij i vjetër Juventus, që po mundohet ta forcojë mesfushën. Pogba është duke vuajtur nga një lëndim që ka pësuar kundër Arsenalit më 30 shtator dhe pritet të rikthehet në muajin tjetër.

Top Channel