Rama prezantoi platformën anti-KÇK/ Meta thirrje sërish për 8 dhjetorin: Shqipëria do hyjë me çdo çmim në epokën e referendumeve

25/11/2019 13:37

Ka reaguar presidenti Meta pasi pak më parë kryeministri Edi Rama prezantoi platformën anti-KÇK.

“Mjaft me këtë pakicë politike që keq qeveris vendin e s’mban asnjë përgjegjësi! Referendumi është një e drejtë kushtetuese, që populli e vendosi vetë me Referendum më 22 Nëntor 1998”, shkruan Meta.

  Rama shpalos platformën e KÇK dhe paralajmëron të vetët: Kush nuk e voton, është i përjashtuar nga PS

Postimi i Metës

Të dashur qytetarë!
Më 8 dhjetor ju pres në Qytetin Studenti në sheshin “Demokracia”!
Le të nderojmë së bashku studentët e Dhjetorit, të cilët me guximin e tyre çelën një epokë të re për shqiptarët, atë të demokracisë që kjo pakicë politike e ka tradhtuar, duke shpopulluar vendin, duke eliminuar përfaqësimin e qytetarëve e duke kapur shtetin përmes dhunimit të Kushtetutës e ligjit.
Mjaft me këtë pakicë politike që keq qeveris vendin e s’mban asnjë përgjegjësi! Referendumi është një e drejtë kushtetuese, që populli e vendosi vetë me Referendum më 22 Nëntor 1998.
Shqipëria do të hyjë me çdo çmim në epokën e referendumeve, që partitë të jenë nën presionin e popullit, të interesit publik dhe kombëtar dhe jo si tani që populli të jetë viktimë e partive dhe në mëshirën e tyre. Të gjithë vetëm me flamuj kombëtar në Shesh më 8 Dhjetor!
Shqipëria e Para!??

Top Channel