E hënë, 02 Shtator 2019
21:46
Sa gjatë do rezistonte trupi i njeriut në çdo planet të Sistemit Diellor

E kishit menduar ndonjëherë se sa gjatë mund të rezistojë trupi i njeriut në secilin prej planeteve të sistemit diellor? Nisur nga studimet përkatëse mbi secilin prej këtyre trupave qiellorë si dhe falë një përllogaritjeje të thjeshtë gramatikore, në këtë galeri fotosh do të gjeni përgjigjet e duhura.

21:12
I dukej trupi shumë “bazik”, shndërrohet me 112.000 dollarë

Balerinës 24-vjeçare nga Torontoja, në Kanada, i dukej vetja shumë “bazike” me trupin natyral që kishte, ndaj shpenzoi plot 112 mijë dollarë (150 mijë dollarë kanadezë) për t’u shndërruar plotësisht.

20:40
Dizenjuesi që krijoi pamjen e mbi 60 milionë makinave

Pak dizenjues kanë pasur aq shumë ndikim në formën e makinave moderne, sesa Xhorxheto Xhugaro.

20:40
Skandali/ “Fiks Fare”zbulon si mbyllen dosjet në prokurori me 4 mijë euro

Fiks Fare denoncoi dy avokatë të njohur në Tiranë dhe Vlorë, të cilët duke bërë “sekserin” e prokurorëve arritën të lironin dhe t’i pezullonin hetimin një qytetari kundrejt pagesës-ryshfet prej 4 mijë eurosh.

20:29
Protesta te Kuvendi, vetëm një personazh i famshëm në mbështetje të fëmijëve me sindromën Down

Seanca e para e sesionit të ri parlamentar nisi me protestën kundër nënkryetarit të Kuvendit, Myslim Murrizi, i cili ofendoi në rrjetet sociale fëmijët me sindromën Down. Thirrjes për protestë iu përgjigjen një numër shumë i vogël njerëzish.

20:04
Askujt s’ ia priste mendja! Ja “sakrifica”që Rovena Dilo ka bërë për klipin e ri

Këngëtarja e njohur, Rovena Dilo, ishte e ftuar këtë pasditë në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të treguar më tepër rreth klipit të saj më të fundit “Do të çmend”.

20:04
Pasi tha “Po”, vajza fatlume tregon të pathënat e propozimit më të bukur të kësaj vere

Matina Çobo dhe Klatoni janë çifti më i përfolur i kësaj vere dhe kjo falë propozimit tejet romantik dhe të veçantë, që mori vëmendje nga shumë portale të njohura.

19:59
Jep lajmin e “hidhur”, Demi “shpërthen” Balin (FOTO)

Kanë kaluar më shumë se shtatë ditë që Demi Rose nuk është bërë e “gjallë”, dhe duket se modelja britanike po e mban premtimin.

19:57
Studio “Nova”, shtëpia e re e “Big Brother” dhe shumë emisioneve të tjera

Një vit u desh që krah te ndërtesës madhështore të Top Channel, të ngrihej një tjetër godinë në përmasa të jashtëzakonshme, Studio Nova. Brenda saj do marrin jete 5 shtëpitë e emisioneve ‘prime time’ që do të vijnë në sezonin e ri në Top Channel komplet ndryshe, me risi në teknologji dhe ide.

19:46
Super-droni kishte dy vite që endej fshehurazi në orbitën e Tokës

Një mjet fluturues i telekomanduar e pa njerëz në bord, i quajtur “X-37B”, sapo theu një rekord duke qëndruar në orbitën e tokës për 719 ditë.

19:43
Dosjet e korrupsionit drejt SPAK, kërkohet që të ketë sa më shumë prokurorë për të nisur punën

Anila Hoxha

Këshilli i Lartë i Prokurorisë parashikon se SPAK do ketë një volum të madh pune për të hetuar korrupsionin, ndaj edhe vazhdon të jetë në mëdyshje se sa duhet të jetë numri minimal i prokurorëve të posaçëm në mënyrë që të jetë funksional. Ndonëse nga lista prej 15 prokurorësh të cilët morën pikët maksimale si më të mirët që do të hetojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar, 10 prej tyre e kanë kaluar vetting-un, KLP gjendet në dilemë.

19:33
Gërshërët që “udhëtuan” drejt Marsejës, historia frymëzuese e 4 miqve

“Ftesë në 5” me Bieta Sulon, solli sot për të gjithë teleshikuesit një nga historitë më të veçanta që ndeshëm gjatë kësaj vere. Xhimi, Klodi dhe Redi udhëtuan drejt Francës për një motiv të fortë dhe ndryshe nga ata çfarë keni dëgjuar deri më tani.

19:32
Me kreditë e fondacionit “Besa” mashtroheshin romët

Në edicionin qendror të lajmeve në Top Channel, (02 shtator) gazetari Andi Bora raportoi se si zyrtarë të Fondacionit “Besa” kishin përdorur në mashtrim me kreditë pjesëtarë të komunitetit rom dhe egjiptian.

19:28
Humbasin vajzat kuq e zi. Pas shiut, pësojnë tre gola nga Finlanda

Furtuna dhe reshjet e shiut në stadiumin Elbasan Arena ishin në sinkron me paraqitjen e dobët të përfaqësueses shqiptare në futbollin e femrave që humbi thellë 0-3 ndaj Finlandës.

19:01
Pamje mahnitëse hapësinore të Uraganit “Dorian” – Video

Administrata Kombëtare Aeronautike Hapësinore Amerikane (NASA) ka publikuar në rrjetin social “Facebook”, një video të një cilësie HD, të regjistruar nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar.

18:59
Balla: Reforma zgjedhore kryefjala e këtij sesioni; mirëpresim PD-në

“Jemi besimplotë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meriton plotësisht fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Fillimi i bisedimeve nuk është vetëm fitore e Qeverisë, por e aspiratës së shqiptarëve. Unë di të vlerësoj edhe rolin tuaj si deputetë të opozitës për të miratuar edhe ligjet e paketës së reformës në drejtësi.”

18:55
Kush e bëri Edi Ramën perandor? Rudina Hajdari flet për marrëveshjen Basha-Kryemadhi

Gjatë fjalës së saj në sesionin e ri parlamentar, deputetja Rudina Hajdari dha një pasqyrim të situatës në vend, ku sipas saj, e gjitha është rezultat i marrëveshjes Lulzim Basha- Monika Kryemadhi, çfarë ka shpënë në ngritjen e perandorisë Rama.

18:54
Zyrtare, Ujkani rikthehet në Itali, firmos për 1 vit me Torinon

Tashmë është zyrtare Samir Ujkani është portieri i ri i Torinos. Gardiani i i përfaqësueses së Kosovës është rikthyer në Itali duke firmosur me një skuadër si Torino dhe duke vendosur menjëherë në dispozicion të trajnerit Mazzarri.

18:38
Sesioni i ri parlamentar nis me konfliktin… Ballistë vs Partizanë

Sesioni i ri parlamentar ka nisur me konfliktin “Ballistë vs Partizanë”. Ka qenë ftesa e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi për deputetët që t’i bashkohen festimeve të 75 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë, çka ngjalli reagimin e Adriatik Alimadhit, kryetar i Ballit Kombëtar.

18:16
Franca e gjymtuar ndaj kuqezinjve, Pogba në ‘pit stop’

Emri i Paul Pogba’ iu shtua mungesave të bujshme të kampionëve të botës në futboll, për eliminatoret e Europianit këtë muaj.

18:12
“Down ik qërrohu!”, protestë para Kuvendit për zëvendësin e Ruçit

Fondacioni për trajtimin e fëmijëve me sindromën down e priti me protesta nënkryetarin e parlamentit Myslym Murrizi.

18:12
Kosova ndaj Anglisë, përballja e skuadrave të 21-vjeçarëve

Përfaqësuesja e Kosovës për moshat deri në 21 vjeç do të përballet me Anglinë në eliminatoret e Evropianit, i njëjti fat që ka rezervuar shorti edhe për përfaqësuesen A.

18:11
Largimi i PD-LSI, Gramoz Ruçi: Zëvendësimi i deputetëve riktheu legjitimitetin e Kuvendit

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka mbajtur fjalimin hapës të sesionit të ri, ku nuk la jashtë vëmendjes edhe zëvendësimin e deputetëve të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Nga foltorja, Ruçi theksoi se mandatet “u zëvendësuan shumë shpejtë gjë që ndihmoi në rikthimin e normalitetit dhe legjitimitetit të Kuvendit.”

18:10
46 vjeç, por Gabrielle “çmend” Saint-Tropez me trupin seksi (FOTO)

Mosha është thjesht një numër, dhe këtë e ka vërtetuar edhe njëherë Gabrielle Union.

18:07
Nga streha e qenve të braktisur, te selia e kryeministrit

Një qenush nga streha që kujdeset për kafshët e braktisura, në Uellsin Jugor, sapo është shpërngulur te selia më e rëndësishme qeveritare në Britani: kryeministria.

18:04
Katër rrugët e Shijakut/ Vritet në aksident motoçiklisti. Kush është?

Pasditen e së hënës (02.09.2019), në vendin e quajtur” Katër Rrugët “, Shijak një person me inicialet S.D. duke drejtuar mjetin tip BMV është përplasur me mjetin motoçiklet tip Jamaha, pa targa, ku për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës, i paidentifikuar.

18:00
Ministri Klosi i shqetësuar nga turistët; justifikojnë rritjen e çmimeve

Në përmbyllje të sezonit turistik, i ftuar në emisonin “Top Talk”, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dha sot një pasqyrim të situatës së turizmit, ku ndër të tjera u ndal te çështja e nxehtë e çmimeve të larta.

17:50
Pamje ‘apokaliptike’ në Durrës, qyteti mbulohet nga pluhuri

Një sasi e madhe pluhuri mineralesh është çiliruar pasditen e sotme në portin e Durrësit. Edhe për shkak të vranësirave, pluhuri që është përhapur në të gjithë qytetin ka krijuar pamje gati ‘apokaliptike’.

17:45
Keanu Reeves feston 55 vjetorin dhe rikthimin si “Neo”, në “Matrix 4”

Keanu Reeves mbush 55 vjeç, por veç ditëlindjes, aktori duket se do të festojë edhe prodhimin e Matrix 4.

17:43
Klosi në Top Talk: Buqeta ime e luleve nuk e zhbën gjestin e Mihal Kokëdhimës

Nisur nga rasti “Mihal Kokëdhima”, një ngjarje e denjë për filmat hollywood-ianë, në çelje të sezonit të ri të emisionit “Top Talk” u ftua sot ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili dënoi rastin e dhunës ndaj turistëve spanjollë.

17:32
Kaliforni/ Anija merr flakë, 34 persona të zhdukur – FOTO

Zyrtarë kanë bërë me dije mëngjesin e kësaj të hëne, se një anije ka marrë flakë, duke rrezikuar jetën e dhjetëra personave, në vijën bregdetare të Kalifornisë.

17:19
Stuhi në Elbasan dhe Berat/ Përmbyten rrugët, probleme në qarkullim

Shirat e së hënës të shoqëruara me stuhi të forta shkaktuan probleme të rënda në Elbasan dhe Berat.

16:54
Turistja e huaj ndërron jetë në plazhin e Golemit

Një shtetase e moshuar nga Republika Çeke ka ndërruar jetë në plazhin e Golemit. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:40, në Golem.

16:30
Festivali i Filmit në Venecia/ Yjet që shkëlqyen në tapetin e kuq

“Venice Film Festival”, i cili shënoi hapjen në datën 28 gusht do të vijojë për më shumë se një javë.

16:15
Boksieri Pacquiao prezanton kriptovalutën e tij ‘PAC’

Legjenda e boksit filipinas që është njëkohësisht edhe senator në vendin e tij, Manny Pacquiao tani hyn në një farë mënyrë në botën e biznesit. Kampioni i botës tashmë në moshën 40 vjeçare ka krijuar kriptovalutën e tij ‘PAK’ të cilën e prezantoi gjatë një koncerti në Manila.

15:59
“Shkeljet” e Metës/ Komisioni hetimor mblidhet nesër, do thirren dëshmitarët

Nesër në orën 12:00 do të mblidhet komisioni hetimor që po heton shkeljet e pretenduara nga presidenti Ilir Meta. Top Channel ka mësuar se tashmë ky komision posedon përgjigjet e ardhura Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor dhe Qendra e Publikime Zyrtare.

15:58
Vlorë/ Të rinjtë rrezikojnë jetën në det të hapur, në ndihmë Policia Kufitare

Ditën e sotme është bërë me dije se katër të rinj nga Vlora, rrezikuan jetën e tyre në det të hapur, me një mjet lundrues.

15:34
Johnson kërcënon me lista deputetët anti-Brexit

E marta është dita kur rimblidhet parlamenti britanik pas pushimeve verore dhe nesër fillon një betejë e pritshme titanike nga opozita për të penguar planet e kryeministrit Boris Johnson për ta nxjerre Britanine nga BE-ja, më 31 tetor, me ose pa marrëveshje.

15:31
PS nuk humb kohë. Nesër rrëzohen dekretet (foto)

Ende pa u miratuar kalendari i punës së Kuvendit, mazhoranca ka vendosur që të kalojë për diskutim në komisione dekretet e presidentit.

15:31
Pikturat 4 mijë vjeçare që u gjendën në Xhuxh të Mirditës

Guri parahistorik që u gjend në një gurore të improvizuar në fshatin Fan të Mirditës është tashmë pronë e Muzeut Historik Kombëtar dhe është zhvendosur aty. Tashmë ai do ti nënshtrohet studimeve të arkeologëve. Deri më tani mund të themi se ai i përket periudhës së bronzit dhe simbolet në të janë ato të një burri. Në ndryshim të rasteve të tjera të artit shkëmbor, kur gjasat janë të shumta për dëmtim, ky nuk ishe rasti.

15:24
Juve arrin marrëveshje me Bayernin për Boateng

Juventusi ka arritur marrëveshje me Bayern Munich për huazimin e mbrojtësit, Jerome Boateng.

15:11
“Kryqëzimi i aksidenteve”, aty ku dy ditë më parë humbi jetën turistja izraelite

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në një nga kryqëzimet më të rënduara me trafik të qytetit të Elbasanit.

15:07
Skema e PS për zgjedhjet e Shkodrës/ “Ndryshim të kodit, presidentit…”

Maxhoranca socialiste vijon të jetë në vështirësi në gjetjen e një zgjidhje për të zhbllokuar ngërçin e Shkodrës, krijuar nga dorëheqja e Valdrin Pjetrit.

15:06
Dashuroi një burrë për 50 vite, historia në foto e Sophia Loren

Shanset që universi të të sjelli ‘të duhurin’ janë 1 në 562.

15:05
Nisin regjistrimet në kopshte. Kjo është lista e dokumenteve që nevojiten

Këtë të hënë ka nisur regjistrimi i fëmijëve në kopshtet publikë të Tiranës . Ndryshe nga vitet e tjera në kopshte nuk gjeje prindër që mbanin radhë të gjata në pritje për tu regjistruar

15:02
Në Universitete nis regjistrimi. Vendet e para po i marrin nxënësit më të mirë

2 shtatori shënon edhe nisjen e regjistrimit të maturantëve në 38 universitetet publike e private të vendit.

14:54
Fëmijët e kthyer nga Siria në Kosovë nuk e filluan mësimin

Fëmijët kosovarë, të cilët u kthyen nga zonat e konfliktit në Siri dhe Irak, nuk e nisën të hënën mësimin në shkollat e Kosovës, ashtu siç u paralajmërua më herët.

14:51
Sot në Fiks Fare/ Cili është Prokurori që merr para për një dosje?

Fiks Fare çel sot në mbrëmje sezonin e ri me një investigim 6-mujor, ku në rrjetën e emisionit kanë rënë avokatë, të cilët marrin ryshfet për oficerë të lartë policie dhe prokurorë.

14:50
Aksident i rëndë në aksin Laç-Fushë Krujë, plagosen 4 persona

Një aksident me pasojë plagosjen e katër personave ka ndodhur në aksin  rrugor Laç -Fushë  Krujë, pasditen e kësaj të hëne. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të  Thumanës, ku  automjeti tip Ford me drejtues shtetasin S.I., është përplasur me një mjet  tip Volksvagen.

14:48
Shkup: Nuk nis viti shkollor, arsimtarët në grevë për rritje pagash

Viti i ri shkollor në Maqedoninë e Veriut nuk ka nisur më 2 shtator, pasi punonjësit e arsimit në shkollat fillore dhe të mesme kanë mbajtur grevë njëditëshe paralajmëruese për rritjen e pagave për 25 për qind.

14:22
Xhaka: Një gabim, por nuk do të dorëzohem

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka i ka dërguar një mesazh fansave të Arsenalit, pasi bëri penallti në ndeshjen ndaj Tottenhamit.

14:11
Marrëveshjen në Itali e vendos… interneti!

Marrëveshja e arritur mes lëvizjes “5 Yjet”, në Itali dhe rivales së saj, Partisë Demokratike të qendrës së majtë, nuk e ka kaluar ende pengesën e fundit.

14:03
Foto/ Jennifer Lopez nëna 50- vjeçare në kërcim “Dirty”

Jennifer Lopez është në super formë dhe këto pamje e dëshmojnë më së miri.

13:57
Video/ Aksident në Thumanë, përmbyset automjeti

Një aksident ka ndodhur në Thumanë.

13:53
Balaj e Strakosha: Në Francë do të marrim pikë

Përfaqësuesja shqiptare ka filluar zyrtarisht grumbullimin ditën e hënë, ku do të bëjë përgatitjet për dy ndeshjet e radhës eliminatore të Euro 2020, ndaj Francës në transfertë më 7 shtator dhe me Islandën në “Elbasan Arena” më 10 shtator.

13:48
Postoi nudo për 30 vjetor/ Bebe Rexha: Po e pranoj, jam një …

Pas komenteve, akuzave e ofendimeve të ndryshme për foton e publikuar për 30-vjetorin e saj, ka reaguar Bebe Rexha.

13:48
Mësuesi përdor metodën e pazakontë që nxënësit të mos kopjojnë, shpërthejnë polemikat

Një mësues në Meksikë përdori një metodë paradoksale për të mos lejuar që studentët e tij të kopjonin në provim. E gjithë klasa vuri kuti kartoni në kokë, në mënyrë që askush të mos shikonte përreth. Disa e kanë akuzuar Luis Juarez Texis, i cili është edhe drejtori i shkollës ku ndodhi incidenti, për poshtërimin që iu është bërë nxënësve të tij dhe shkeljen e të drejtave të tyre themelore.

13:47
Papa Françesku bllokohet në ashensor, shtyn meshën e së dielës

Papa Françesku u përball me një situatë të pazakontë këtë të diel që lam pas. Ati i shenjtë mbeti i bllokuar në ashensor për 25 minuta e i’u desh ti kërkonte ndjesë besimtarëve që e prisnin për lutjen e së dielës.

13:35
Gjendet pas 15 vjetësh kufoma e një burri. U zhduk pasi u martua me shqiptaren

Një makinë gjendet brenda liqenit Iseo të Italisë. Brenda mjetit ndodhej trupi i një burri të zhdukur 15 vjet më parë dhe dyshohet se i përket italianit Rosario Tilotta. Burri, në 2004, ishte 59 vjeç dhe që nga atëherë nuk kishte asnjë lajm prej tij.

13:15
Flamingot, spektakël në lagunën e Nartës. Magjia në 42 kilometra katrore

Laguna e Nartës është e magjishme me spektaklin që ofrojnë Flamingot.

13:15
Juventus interesohet për Shkodran Mustafin

Juventus në ditën e fundit të merkatos ka rritur interesimin për mbrojtësin e Arsenalit, Shkodran Mustafi.

13:06
Ja kush është qyteti më i sigurt në botë

Ka ndryshime befasuese në klubin e vendeve më të sigurta të globit: Washington, D.C., ka hyrë për të parën herë në dhjetëshen e më të mirëve, ndërsa Hong Kongu ka një rënie drastike në klasifikim. 

13:06
Icardi transferohet te PSG, zbulohen detajet e marrëveshjes

Do të jetë Paris Saint Germain destinacioni i radhës i Mauro Icardit, me sulmuesin argjentinas që pritet të mbërrijë rreth orës 17:00 në kryeqytetin francez dhe të kryejë vizitat mjekësore, para se të firmosë kontratat e reja.

12:55
Kombëtarja e femrave/ Nis sot kualifikueset e Euro 2021

Kombëtarja shqiptare e Femrave nis sot aventurën e saj në kualifikueset e kampionatit evropian të vitit 2021 me sfidën ndaj Finlandës që do të luhet në Elbasan Arena.

12:46
Video/ Berati mes plehrave dhe tymit toksik

Qyteti i Beratit prej 24-orësh vazhdon të jetë i pushtuar nga tymi dhe era e keqe,si rezultat i djegies së plehrave në sheshin e depozitimit në dalje të qytetit. Shtëllunga të mëdha tymi sheh që përhapen me shpejtësi drejt qytetit, ku kundërmon që prej mbrëmjes së djeshme edhe era e keqe e plehrave.

12:37
Ngjarja e Levanit, Aleksandër Zhapa niset drejt Tiranës

I plagosuri i ngjarjes së Levanit, Aleksandër Zhapa, i cili u plagos me armë zjarri, tip pistoletë, te urgjenca e spitalit është nisur drejt Tiranës për kujdesje më të specializuar.

12:34
Porti i Durrësit u dynd nga turistët gjatë muajit gusht

Mbi 280 mijë udhëtarë me 66 mijë automjete kanë lëvizur gjatë muajit gusht me tragetet e linjave që lidhin Durrësin me portet italiane dhe anasjelltas.

12:30
Veliaj tregon se me sa turne do jetë mësimi të shkolla “Ali Demi” në Tiranë

Në Tiranë kanë nisur regjistrimet në shkolla por edhe vijon puna për restaurimin e shkollave të kryeqytetit. Të shkolla “Ali Demi” studiojnë një mijë nxënës dhe për këtë arsye shkollës I janë shtuar edhe disa klasa të reja.

12:30
PD: TIMS rrëzoi alibinë e Kajmakut. Rama….

Partia demokratike e nisi javën e parë të muajit shtator me akuzat për Agim Kajmakun, kryebashkiakun e Vorës. Më herët PD ka treguar dokumentet nga Greqia por edhe nga sistemi TIMS shqiptar se Agim Kajmaku dhe Jorto Toto arrestua në Greqi në vitin 2003 me para false.

12:28
Vllaznia federon mbrojtësin e Ugandës, pritet këto ditë në Shkodër

Në orët e fundit të merkatos, Vllaznia ka federuar edhe mbrojtësin 30-vjeçar nga Uganda Godfrey Walusimbi, i cili nuk ka mbërritur ende në Shkodër, pasi është në pritje të marrjes së vizës së punës.

12:25
Cirk me efekte speciale /Piramidat e bardha projektohen me lazer në Montreal  

Montreali – qyteti kanadez që i solli botës  Cirque du Soleil – i ka dhënë cirkut një tjetër dimension të ri, këtë herë duke hyrë në lojën e madhe të sferës së pasur me talente të animacionit dhe video-lojërave.

12:22
Prokuroria e Përgjithshme thirrje për të zëvendësuar Gentian Osmanin e shkarkuar

Prokuroria e Përgjithshme kërkon kandidatë që duhet të zëvendësojnë në detyre pranë KLP ish prokurorin Gentian Osmani.

12:16
Përfundon Konferenca e Kryetarëve, miratohet kalendari i punimeve

Ka përfunduar Konferenca e Kryetareve, tek kryesia e Kuvendit ndërsa gazetarja e Top Channel, Elda Menga raportoi se është miratuar edhe kalendari i punimeve ku përfshihen dekretet e presidentit.

12:13
PD e Korçës: Rama i gënjeu banorët e Floqit. Ku janë shtëpitë. Dimri…

Dega e partisë demokratikë të Korçës reagoi këtë të hënë që të ndiqen penalisht zyrtarët që po abuzojnë me vlerësimin e banesave në fshatrat që u dëmtuan nga tërmeti. Deklarata vjen pas vizitës në fshatin Floq të kryeministrit Rama. Ai premtoi se para dimrit asnjë nga banorët nuk do jetë më në çadra.

12:03
Sekreti i lumturisë në pension/ Koha e lirë dhe marrëdhëniet me të tjerët janë çelësi

Doni të jeni të lumtur pas daljes në pension? Atëherë, kultivoni marrëdhënie dhe shpenzoni më shumë para për aktivitetet e kohës së lirë – të paktën kjo është ajo që sugjeron një studim I fundit akademik, i cituar nga Forbes.

11:52
Kosovë, Obiliq/ Tym i zi në qiell. Termocentralet nisin punën

Banorët e zonës së Obiliqit kanë raportuar së është shtuar sasia e tymit të zi që shkarkojnë termocentralet që djegin qymyrguri. Pas ankesave ka reaguar edhe KEK. Sipas tyre ska vend për shqetësim.

11:47
Vangjel Tavo mbron ish-drejtorin e arrestuar për vjedhje në Gjirokastër. “Ai palo kryetar….”

Për arrestimin e ish-drejtorit Armand Mamani, Drejtor i Agjencisë së Mirëqënies dhe Kujdesit Social në Gjirokastër ka reaguar ish-deputeti Vangjel Tavo nga LSI.

11:45
Shkojnë për të bërë dru në pyll, djali vret më sëpatë të atin

Një krim i rëndë në familje është shënuar paraditen e kësaj të hëne në Shalës të Memaliajt. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se djali ka vrarë më sëpatë babanë e tij.

11:43
Bashkia e Korçës nuk lejon fermerët që të shesin në treg: Nuk keni NIPT

Tregu i shitjes me shumicë të fruta-perimeve në Korçë është bllokuar pas një vendimi të bashkisë që synon të disiplinojë situatën e shitjeve mes tregut të shumicës dhe atij të pakicës për këto produkte. Mbyllja e tregut të shumicës për fermerët të cilët në sezonin e prodhimeve shtohen pranë këtij tregu ka sjellë reagimin e tyre.

11:42
Xhiro e Spanjës/ I riu Pogaçar fiton etapën e 9

Etapa e 9 e Xhiros së Spanjës ishte e vështirë teksa çiklistët përshkuan rrugë në Pirenej. Ai që shkëlqeu në këtë etapë të gjatë 94.4 km ishte Tadej Pogacar, që është edhe ciklisti më i ri në Xhiron e Spanjës.

11:40
Shtohet një tjetër vaksinë, Manastriliu: Lufta grupeve që hezitojnë t’ua bëjnë fëmijëve

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se nga 1 tetori në listën kalendarike të vaksinimit do të shtohet edhe një e re dhe se do tu shpallet luftë atyre prindërve që refuzojnë t’i bëjnë.  

11:33
Duke larë enët dhe fshirë shtëpinë, një burrë mundohet të “joshë” gruan e tij me foto seksi

Ne të gjithë kemi mënyrat tona sesi i bëjmë punët e shtëpisë. Një burrë ka postuar në profilin e tij në Facebook një seri fotosh duke bërë punët të cilat kanë marrë 425,000 pëlqime dhe njerëz që e kanë komentuar.

11:29
Banesa “Reso” në rrezik shembjeje në Gjirokastër

Banesa 250 vjeçare e familjes Reso në Gjirokastër po shkon drejt degradimit. Sipas banorit të vetëm të objektit që ka dhjetëra trashëgimtarë ritmi i shkatërrimit është shumë i lartë duke vënë në rrezik të gjithë banesën.

11:24
Një 18 vjeçar qëllohet me thikë mbi urën e Ibrit në Mitrovicë

Një 18 vjeçar me inicialet D.B nga Mitrovica i nacionalitetit serb, është therur me thikë nga persona deri tash të panjohur dhe ndodhet në spitalin e veriut të qytetit, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

11:15
Këshilli i Lartë i Prokurorisë kërkon 230 milionë lekë. Ja për çfarë do t’i përdorë….

Me 10 vota pro Këshilli Lartë i Prokurorisë ka miratuar buxhetin e vitit 2020. Ky është viti kur këshilli do të bëjë edhe investimet më të mëdha për këtë arsye i nevojiten 230.7 milionë lekë.

11:11
Grabitet një bankë në Kosovë, autorët qëllojnë me armë zjarri mbi policinë

Sot në mëngjes në Shtimë të Kosovës ka ndodhur një grabitje me armë, ku në bankë kanë hyrë katër persona të armatosur me armë dhe nën kërcënimin e tyre kanë mundur që të marrin një sasi të pacaktuar parash.

11:03
Greqia nën “ethet” e fluksit të emigrantëve, situata rrezikon të bëhet e pakontrollueshme

Pjesa e parë e transferimit të 1500 refugjatëve dhe emigrantëve nga Lesvos, i cili ka filluar në agim, u përfundua me sukses në 10:30 të mëngjesit. Azilkërkuesit u transferuan nga kampet e tyre në Mytilene në strukturat e tyre pritëse në Greqinë veriore.

10:57
Turneu i US Open/ Kalon Federer, tërhiqet Djokovic

Turneu i US Open humbet kampionin e tij Novak Djokovic. Numri 1 i renditjes së botës që ka pasur probleme në shpatull gjatë këtij eventi, u detyrua të dorëzohej kundrejt dhimbjeve dhe të tërhiqet përfundimisht dhe këtë e bëri në ndeshjen e raundit të 4 me Stanislav Wawrinkën duke i dhënë mundësinë zviceranit të kalojë në cerekfinale.

10:46
Vrau komedianen, dënohet përjetësisht 35-vjeçari, gjykatësi: Ishte krim djallëzor

Një burrë është burgosur për përdhunim dhe vrasje djallëzore të komedianes 22-vjeçare.  Jaymes Todd e sulmoi viktimën e tij në një park në Melbourne në qershor të vitit të kaluar.

10:39
Pas pushimeve deputetët i rikthehen punës, Parlamenti e nis me Metën

Para mbledhjes së parlamentit i paraprin sot në ora 11.00 Konferenca e Kryetarëve tek kryesia e Kuvendit e cila do të vendosë për kalendarin dhe programin e Parlamentit.

10:31
Shqiptari vret veten në Itali, zbulohen mesazhet e fundit: Unë po shkoj te…

Një shqiptar është gjetur i varur në litar, në gjendje të dekompozuar në Trieste të Italisë. Kanë qenë fqinjët ata që njoftuan policinë, pasi ndjenë erën e keqe që vinte nga banesa ku shqiptari 52 vjeç jetonte i vetëm me qira.

10:23
KLP nis punimet/ Ibrahimi: Ngritja e SPAK dhe zgjedhja e Prokurorit të Përgjthshëm, sfidat kryesore

KLP ka nisur mbledhjen dhe në rend dite do të jenë shqyrtimi i projekt–vendimit për miratimin e rishikimit tё projekt-buxhetit afat-mesёm 2020-2022( faza teknike) tё Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

10:14
Sulmet e armatosura në SHBA, mbi 200 persona gjetën vdekjen  

Departamenti Amerikan i Shtetit ka raportuar se shtatë personat e vdekur nga sulmi në Odesa të Teksasit më 31 gusht, e ka çuar në 53 numrin e vdekjeve gjatë muajit gusht në Shtetet e Bashkuara.

10:11
Tiranë/ Investim në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Xhanfize Keko”

Një tjetër investim i rëndësishëm po kryhet në rrjetin e ujësjellësit tek rruga “Xhanfize Keko”.

10:03
Dasmat më të shtrenjta në histori

Një dasmë normale,  thuhet se kushton rreth 34,000 dollarë amerikanë në Shtetet e Bashkuara, sipas shifrave të vitit 2018 nga The Knot, i cili tashmë është një investim i madh për shumë çifte. Sidoqoftë, ka çifte që shpenzojnë kaq shumë vetëm për tortën. 

10:01
Pushimet mbaruan. Kuvendi nis sot punën me presidentin Meta

Pushimet mbaruan. Deputetët e e rinj dhe ato më me përvojë i rikthehen sot jetës parlamentare. Konferenca e Kryetareve, e cila i parapriu seancës plenare të pasdites miratoi kalendarin 3 javor të punimeve.

09:53
Nis sërish vetting-u, në radhë gjyqtari Sokol Ibi

Pushimeve verore u erdhi fundi dhe seancat e vetting-ut nisën sërish.

09:45
Rebiç mbërrin në Milano, kërkojnë edhe sulmuesin e Shakhtarit

Milani po shfrytëzon orët e fundit të merkatos, për të kompletuar organikën e trajnerit Giampaolo dhe mbrëmjen e djeshme u mbyll me sukses një operacion shkëmbimi me gjermanët e Eintrachtit të Frankfurtit.

09:45
“Shqiptarët bëjnë festa të çmendura dhe i postojnë në Facebook nga qelia”

Daily Mail ka bërë një investigim për shqiptarët e dënuar në Britani, të cilët tallen me qeverinë, duke bërë festa të çmendura në burgje dhe të gjitha i filmojnë me celularë, pavarësisht se janë investuar 100 milion paund për të rritur sigurinë.

09:30
20 foto të rralla që tregojnë se bota fsheh plot çudira

Në kohën që jetojmë, ku teknologjia ka avancuar shumë, mendojmë se kemi parë gjithçka, por nuk është kështu.