Rindërtimi, afate bashkive/ Rama në shtëpinë e re të një prej familjeve që tërmeti i la pastrehë

06/01/2020 19:34

Marjana Rexhepi humbi nënën në tërmetin e 26 Nëntorit. Ajo deri dje ishte një prej atyre mijëra shqiptarëve të mbetur të pastrehë.

E ndërsa dhimbja për nënën nuk do ti shuhet kurrë, të paktën problemi strehimit iu zgjidh. Shtëpinë e saj të re në Durrës e vizitoi kryeministri Edi Rama.

“Ne u jemi dhe do t’u jemi pranë, megjithë zemër e me të gjitha mundësitë tona”, shprehet Rama.

Përpara kësaj vizite në Durrës, kryeministri drejtoi mbledhjen e qeverisë nga ku morën 4 vendime, në funksion të rindërtimit. Vendimet në fakt janë kërkesa me afate konkrete për të gjitha bashkitë e prekura nga tërmeti të cilave u kërkohet me urgjencë përcaktimi vendeve ku do të ndërtohen banesat e reja sikurse hartimi master planeve. Një tjetër vendim lidhet edhe me aplikimin për banesa në bashkitë e prekura përmes një sistemi online.

Top Channel