Juventus, Spalletti studion për lëvizjet vendimtare, gati të luajë me dy qendërsulmues për të rritur numrin e golave 10/09 11:40
Pasi lejoi kalimin e Sebino Plakut te Gjilani, që lufton për titull kampion, skuadra e Llapit të Podujevës e zëvendësoi sulmuesin kryeqytetas me futbollistin 29-vjeçar shkodran, Jasmin Raboshta.
Ky i fundit e kishte nisur sezonin me skuadrën e Vushtrrisë, ndërsa me Llapin ka nënshkruar deri në mbyllje të sezonit me opsionin për rinovimin edhe një tjetër vit, nëse palët mbeten të kënaqura me njëra-tjetrën.
Jasmin Raboshta është një sulmues i dalë nga ekipet e moshave të Vllaznisë dhe ka një karrierë të pasur në futbollin shqiptar, ndërsa së fundi kishte provuar edhe një eksperiencë në ligat e ulëta të Turqisë.
Top Channel
Juventus, Spalletti studion për lëvizjet vendimtare, gati të luajë me dy qendërsulmues për të rritur numrin e golave