Pas takimit të shkurtër me presidentin e vendit, Hashim Thaçin, kreu i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti dha një deklaratë për mediat, ku deklaroi se nuk është mandatuar si kryeministër pasi nuk u propozua asnjë emër konkret.

Kurti tha se takimi në fjalë ishte i shkurtër dhe  pa efekte juridike.

“Sot isha në takim me presidentin e Republikës, ky ishte një takim i shkurtër konstulativ pa efekte juridike, lidhur me fazën e ardhshme konstituive të institucioneve që sot i kanë mbushur tre muaj.”

Më tej vijoi:

“Do i propozojmë kandidatin tonë presidentit. Qytetarët e Kosovës duan në krye njerëz të devotshëm. Kam insistuar për takime sa më të shpeshta, nuk bëhet marrëveshje pa takime të tilla. U refuzua oferta që unë bëra më datë 23 dhjetor, u zvarrit formimi i qeverisë. Unë do jem kryeministri i ardhshëm, zvarritja e qeverisë është kosto e shtetit.”

Për t’u ndalur më pas te kandidatët e propozuar nga ana e tij, përmes një video-mesazhi të ditës së sotme, sa i takon krijimit të qeverisë së re.

Nuk kam caktuar asnjë ministër nga LDK, kam lënë vend bosh për ta. Nuk dua të propozoj emrin e ministrit serb, pa patur emrat e propozuar nga LDK. Jam në komunikim me ata.  Qytetarët kanë zgjedhur me 6 tetor, nuk besoj se duan sërish zgjedhje. Mendoj se me LDK-në në koalicion puna ecën më shpejt. LDK-ja, i vetmi partner i mundshëm për bashkëpunim. Jemi në hapat e fundit të arritjes së marrëveshjes për qeverinë e re. Viti 2020 është viti i Kosovës sepse populli e ka zgjedhur ashtu.”

Top Channel